Kategori
java

NetBeans IDE: Historik, funksionalitete dhe këshilla

Në këtë artikull do përmbledh pak historik, disa funksionalitete dhe shumë këshilla në lidhje me editorin NetBeans IDE.
NetBeans IDE nisi në vitin 1996, si një projekt studentësh në Pragë, Ceki. Pasi James Gosling, themeluesi i Java, u prezantua me NetBeans, Sun Microsystems e mori dhe e vendosi si editor me kod te hapur në vitin 2000. Dhjetë vjet më vone, me blerjen e Sun Microsystems nga Oracle, edhe NetBeans u bë pjesë e Oracle.

Kur ishte pjesë e Sun Microsystems, NetBeans ishte i fokusuar kryesisht në promovimin dhe mbështetjen e gjuhës Java. Tashmë si pjesë e Oracle, NetBeans u zhvendos drejt një editori të JavaScript. E përbashkëta e gjithë historisë së NetBeans është të qënurit pa pagesë dhe me kod të hapur.

Në vitin 2016, procesi i zhvendosjes së NetBeans drejt Apache ndryshoi miliona rreshta kodi. Si rezultat, NetBeans nuk do jetë thjesht një projekt me kod të hapur, por një projekt open governance, i bazuar në rregullat e vendosura nga Apache Software Foundation.

NetBeans IDE
NetBeans IDE https://netbeans.org

Megjithëse NetBeans ka qënë në version me kod të hapur qysh në kohën e Sun Microsystems, ai tashmë ka kaluar në një zonë neutrale sic është Apache Software Foundation, me modelin e saj që synon të ketë më tepër kontributes nga organizata të ndryshme.

Për shembull, kompani të mëdha përdorin infrastrukturën e NetBeans IDE si një framework për aplikacionet e tyre, për të ndërtuar aplikacionet komerciale ose aplikacionet e kompanisë. Këto lloj organizatash janë kontribues të mundshëm si pjesë e rregullores të Apache Software Foundation. Në të njëjtën kohë, edhe pse Oracle do të heqë dorë nga NetBeans, kontribues individual nga Oracle do të vazhdojnë të kontribuojnë NetBeans nën zhvendosjen drejt Apache.

Funksionalitete unike të NetBeans

NetBeans IDE është një editor për shumë gjuhë programimi, por në fokus ka gjuhën Java. Ai gjithashtu ofron mjete për programim në JavaScript, PHP dhe C/C++.

Por cfarë e bën NetBeans kaq unik? Fakti që suporton Apache Maven. NetBeans dhe Maven janë dy fjalë kyce që referojnë njëra tjetrën. Përdoruesit e NetBeans preferojnë fakin se nuk kanë nevojë të instalojnë asnje plugin shtesë për të përdorë Maven, por thjesh të hapin projektin. Mjafton të klikoni në File -> Open Project dhe NetBeans do të njohë cdo folder që përmban skedar të tipit .pom si një projekt në Maven. Prandaj, një funksionalitet kyc i NetBeans është krijimi i aplikacioneve në Maven në një kohë shumë të shkurtër.

Një tjetër cilësi e NetBeans është fakti se ai ju ofron të krijoni projekte të llojeve të ndryshme dhe pa pasë nevojë për plugin shtesë. Këtu përfshihen projekte në Git, Mercurial, dhe Subversion. Për më tepër, programuesit mund të krijojnë, testojnë dhe të shpërndajnë aplikacione që ekzekutohen në Raspberry Pi, PDA, si dhe sisteme të tjerë mobile.
Mjetet që ofron NetBeans për programimin në Java EE janë zhvilluar nga një bashkëpunim i ngushtë me stafin e Java EE, GlassFish dhe WebLogic, për të mundësuar një integrim sa më të natyrshëm me këto platforma. Si rrjedhojë, NetBeans IDE është platforma më e mirë për të mësuar shpejt programimin në Java EE.

Eshtë e rëndësishme të theksohet fakti se NetBeans përmban mjete që lejojnë programimin në HTML5 dhe PHP, pa u lidhe me programimin në Java. Në NetBeans mund të krijoni aplikacione në HTML5, duke i lidhë me JavaScript, CSS, si dhe me integrime në SASS, LESS, Karma, Grunt, dhe në Chrome browser.
Integrimi me Apache Cordova lejon zhvillimin e aplikacioneve duke përdorë paketat native në iOS dhe Android. Aplikacionet HTML5 mund të shpërndahen në Chrome në iOS dhe Android.
Aplikacionet mund të shikohen direkt në paisje. Një funksionalitet i vecantë është edhe NetBeans Profile, i cili mundëson asistencë për optimizim të shpejtësisë dhe përdorimit të memorjes të aplikacioneve tuaja, duke i bërë ato të përshkallëzueshëm në Java SE, JavaFX, dhe Java EE.

Se fundmi, përsa i përket funskionaliteteve të NetBeans, konfigurimi dhe cdo opsion që ofrohet nga dritarja Options janë mjaft të preferuara nga përdoruesit. Në këtë panel, mund të përshtatni krejt ndërfaqen tuaj të punës.

Këshilla dhe shkurtesa
  • Zhvendos/kopjo më lart ose më poshtë: Shtypni Ctrl+Shift+Shigjetë Lart dhe rreshtat që keni përzgjedhur do kopjohen sipër pjesës së përzgjedhur. Nëse shtypni Alt në vend të Ctrl në kombinim, rreshtat do zhvendosen më lart. Nëse shtypni butonin Shigjetë Poshtë në këtë kombinim, rreshtat do kopjohen më poshtë se pjesës së përzgjedhur.
  • Gjenerimi i kodit: Sa herë doni të gjeneroni një pjesë kodi, si për shembull konstruktor, metodat set dhe get, thjesht klikoni në Alt+Ins dhe do ju shfaqet një dritare popup, me një listë elementesh që mund të përzgjidhni për të gjeneruar.
  • Riemërtimi: Nëse doni të ndryshoni emrin e një variabli, metode ose një elementi në kod, duke e ndyshuar kudo ku është përdorë, shtypni Ctrl+R dhe do shikoni të gjitha herët që është përdorë të shënuara me shkronja blu. Tani ju mund të ndryshoni emrin e elementit të përzgjedhur, dhe të gjitha herët që është përdorë do të ndryshojnë. Për të dalë nga riemërtimi, shtypni Esc.
  • Shtimi dhe heqja e rreshtave koment: Zgjedhni një ose më tepër rreshta, shtypni Ctrl+/ dhe pjesa e përzgjedhur do të shënohet si koment. Shtypni të njëjtin kombinim që pjesa e përzgjedhur të mos jetë koment. Ky kombinim i NetBeans ka qënë edhe në versionet e mëparëshme, por me dy kombinime të mundshme. Tani është bërë një kombinim dhe mund të shtoni ose të hiqni komentin më shpejt.
  • Inspektimi i hierarkisë: Edhe elementet e klasës edhe hierarkia mund të shfaqen ose ose të fshihen. Shtypni Alt+F12 për të shfaqur elementë të hierarkisë të kësaj klase. Nëse shtypni Ctrl+F12 do shfaqen elementet e klasës aktuale.
  • Kalimi nga një dokument tek tjetri: Nëse keni disa dokumente të hapur në të njëjtën kohë, shtypni Ctrl+Tab dhe do ju shfaqet një dritare e vogel popup. Ju mund të zgjidhni nga kjo dritare se cilin dokument do hapni.
  • Kthimi në editimin e fundit: Shpesh e gjeni vehten në një situatë ku keni edituar një dokument, por nuk arrini të gjeni këtë pjesë kodi. Si mund të shkoni në pjesën që keni edituar së fundmi? Shtypni Ctrl+Q dhe kursori do jetë tek rreshti që keni edituar së fundmi.
  • Kur shtypni kombinimin Ctrl+Shift+M, rreshti aktual shënohet si Bookmarked. Po cfarë kuptimi ka ky shënim? Ju mund të shënoni një rresht bookmarked, dhe të ktheheni pas më shpejt tek ky rresht, duke përdorë kombinimet Ctrl+Shift+Presje dhe Ctrl+Shift+Pike. Rreshti bookmarked shënohet me një ikonë të vogël në të majtë, derisa të hiqni bookmarked me kombinimin Ctrl+Shift+M.
Konkluzione

NetBeans vazhdon të ofrojë komunitetit të programuesve në Java funksionalitete mjaft të vlefshme, por jo vetëm. Ai thjeshton mjaft programimin në JavaScript, PHP dhe C/C++. Ai gjithashtu ofron integrime me teknologjinë që ju duhet, si me Apache Maven.

Ky artikull u bazua ne https://jaxenter.com/netbeans-ide-features-tips-future-149599.html