Ushtrime

Ky website nisi si një arkivë me leksione dhe ushtrime të zgjidhura në programim.

Në fokus janë :

  • programim në Java,
  • programim në Python,
  • sisteme shfrytëzimi.
Leksionet më të fundit për studentët 2021-2022

Java, Python, Sisteme Shfrytezimi dhe Pc Hardware.

 

pexels-polina-kovaleva-5828546

Ushtrimet të zgjidhura dhe shembujt i kam zhvilluar ndër vite me studentet e Informatikës, Universiteti “Luigj Gurakuqi”.

Përvec platformave online, si Microsoft Teams, të cilat janë aktualisht pjesë e mësimit online në Universitete, ky website është një arkive e mirë për studentet si dhe për cdo të apasionuar pas programimit

Këtu mund të gjeni shembuj si dhe leksione mjaft të mira për të filluar programimin.

Kjo pjesë i shërben të gjithë të apasionuarve pas gjuhës Java, link i dedikuar programimit të avancuar në Java. Ju vijnë në ndihmë guida në shqip, video tutoriale dhe projekte konkrete në instalim dhe konfigurim me baze të dhënash MySQL.

>>Kliko këtu për Video-Tutoriale në Java

Cdo material në pjesën e ushtrimeve të programimit është në shqip, me komente dhe sqarimet përkatëse, përveç kodit dhe afishimeve në Console.

Leksionet dhe Ushtrimet e zgjidhura

Kjo hapsirë i dedikohet kryesisht studentëve të Informatikës, pasi përmban leksionet e zhvilluara në lëndët Java, programim në Python dhe Sisteme Shfrytëzimi. Për këtë, materialet janë të organizuara në formatin Leksion – Seminare – Laborator, sipas formatit të secilës lëndë.

Lënda Java zhvillohet në programin e studimit Bachelor në Informatikë, gjatë të gjithë vitit të dytë të studimeve.

Lënda Programim në Python zhvillohet në programin e studimit Bachelor në Informatikë, gjatë semestrit të parë të vitit të dytë.

Lënda Sisteme Shfrytëzimi zhvillohet në programin të studimit Bachelor në Informatikë, gjatë semestrit të parë të vitit të tretë.

 

Për të aksesuar këto leksione duhet të regjistroheni në website. Ky regjistrim është falas, pa pagesë.

Më pas, hyni me username dhe password, për të pasë akses të plotë në informacionet, shembuj dhe ushtrimet e zgjidhura.

>> Kliko ketu per te shfletuar arkiven e plote me ushtrime te zgjidhura programimi, Java, Python, Linux Shell