Kategori
sisteme shfrytezimi

Dalja nga bllokimi

Supozoni se është gjetur një bllokim në sistem. Në këtë pikë duhet gjetur një mënyrë për të zgjidhë problemin. Më poshtë po shohim disa nga këto zgjidhje, dhe pse asnjëra nuk është e këndshme.
Një zgjidhje e parë mund të ishte largimi me force i resursit nga proçesi që e mban atë të bllokuar. Psh le të marrim një printer dhe ta largojmë nga proçesi që e përdor për t’ia dhënë një tjetër proçesi.

Kategori
sisteme shfrytezimi

Prezantim i rasteve të bllokimit

Një rast bllokimi mund të përkufizohet formalisht : Një bashkësi proçesesh ka një rast bllokimi kur çdo proçes në këtë bashkësi pret për një ngjarje që mund të shkaktohet vetëm nga një tjetër proçes i kësaj bashkësie. Duke qënë se të gjithë proçeset presin atëherë asnjëri nga këto proçese nuk do shkaktojë asgjë, pra situata vazhdon kështu pambarimisht. Në këtë model supozojmë se secili nga këto proçese ka vetëm një thread dhe interruptet nuk munden që të zhbllokojnë një proçes të bllokuar.

Kategori
sisteme shfrytezimi

Koncepti Resurs ne sistemet e shfrytezimit

Në terminologjinë e sistemeve të shfrytëzimit, një resurs është një objekt që përdor proçesi. Një resurs mund të jetë një paisje hardware, sic mund të jetë një shirit magnetik, por mund të jetë dhe një pjesë software, psh një rresht në një bazë të dhënash. Një kompjuter ka disa resurse që i jepen proçeseve të ndryshme. Për disa prej këtyre resurseve mund të jenë të vlefshme disa instanca. Në këtë rast secili prej tyre shërben për të plotësuar një kërkesë për një resurs të këtij lloji. Mund të themi se një resurs është dicka që përdoret në një moment të caktuar nga një proçes i vetëm.