Kategori
sisteme shfrytezimi

Dalja nga bllokimi

Supozoni se është gjetur një bllokim në sistem. Në këtë pikë duhet gjetur një mënyrë për të zgjidhë problemin. Më poshtë po shohim disa nga këto zgjidhje, dhe pse asnjëra nuk është e këndshme.
Një zgjidhje e parë mund të ishte largimi me force i resursit nga proçesi që e mban atë të bllokuar. Psh le të marrim një printer dhe ta largojmë nga proçesi që e përdor për t’ia dhënë një tjetër proçesi. Përdoruesi në këtë rast mund të marrë fletët e printuara dhe pret për ti rimarre tjerat më vonë. Kjo gjë nuk mund të realizohet me çdo lloj resursi dhe varet nga natyra e resursit për të realizuar këtë zgjidhje të problemit me sukses.
Një zgjidhje tjetër është ti japim fund proçesit. Kjo është një zgjidhje “e pamëshirshme” por më e thjeshta. Kjo gjë mund të behet në cikël dhe me pak fat mund të ndodhë që proçeset e tjera të mos ketë probleme dhe të zgjidhet me sukses situata. Por mund të ndodhë që ne ti japim fund dhe një proçesi që ndodhet dhe jashtë ciklit dhe këtë gjë e bëjmë në mënyrë që të na lëshojë një resurs të caktuar.

Bazuar në librin Modern Operating Systems, me autor A.Tanenbaum