Kategori
sisteme shfrytezimi

Koncepti Resurs ne sistemet e shfrytezimit

Në terminologjinë e sistemeve të shfrytëzimit, një resurs është një objekt që përdor proçesi. Një resurs mund të jetë një paisje hardware, sic mund të jetë një shirit magnetik, por mund të jetë dhe një pjesë software, psh një rresht në një bazë të dhënash. Një kompjuter ka disa resurse që i jepen proçeseve të ndryshme. Për disa prej këtyre resurseve mund të jenë të vlefshme disa instanca. Në këtë rast secili prej tyre shërben për të plotësuar një kërkesë për një resurs të këtij lloji. Mund të themi se një resurs është dicka që përdoret në një moment të caktuar nga një proçes i vetëm.

Resurset e zëvendësueshme dhe të pazëvendësueshme

Computer Resurs

Resurset ndahen në dy lloje, të zëvendësueshme dhe të pazëvendësueshme. Një resurs i zevendesueshëm është i tille që mund të merret pa probleme nga proçesi që e ka nën kontroll. Një shembull për këtë është memoria. Psh, një sistem ka 32 MB memorie pune, një printer dhe dy proçese 32 MB të tillë që kërkojnë të printojnë. Proçesi A bën kërkesë për printer dhe arrin ta marrë. Ai nis të printojë vlerat. Para se të përfundojë veprimet mbaron koha quantum e tij dhe i vjen radha për ekzekutim proçesit tjetër. Memoria e punës lirohet për të zënë vend proçesi B. Ky proçes bën kërkesë për të marre printerin, por kjo kërkesë nuk i pranohet.

Rastet e bllokimit

Kjo situate është një rast bllokimi sepse proçesi A ka printerin kurse proçesi B ka memorien dhe secili nuk e lëshon resursin që zotëron. Ne mund të largojmë proçesin B nga memoria dhe në të mund të vendosim proçesin A. Tani mund të ekzekutojmë proçesin A, të kryejmë printimet e tij dhe të lëshojmë printerin. Në këtë mënyrë zgjidhim këtë bllokim. Memoria në fakt është një resurs që mund ti kalohet pa problem nga njëri proçes tek tjetri. Një resurs i pazevendësueshëm është i tillë që nuk mund të largohet nga proçesi pa probleme. Psh nqs një proçes po përdor një shkrues në CD dhe në
këtë moment i merret ky resurs dhe i kalohet një proçesi tjetër CD prishet. Në përgjithësi bllokimet janë në rastin kur kemi të bëjmë me një resurs të pazevendesueshme.

Hapat që kërkohen për të përdorë një resurs janë : së pari bëhet kërkesë për të patur këtë resurs, më pas përdoret resursi dhe në fund lëshohet. Nqs një resurs nuk është i vlefshëm kur një proçes bën kërkesë për te, atëherë proçesi është i detyruar të presë. Në disa sisteme shfrytëzimi, në këtë situatë proçesi bllokohet për tu zgjuar në momentin kur bëhet i vlefshëm resursi. Në rastet e tjera kërkesa dështon dhe varet nga proçesi se sa do presë për të bërë përsëri thirrjen.

Mund të lexoni gjithashtu :