Kategori
python ne shqip

Prezantim me Django Framework

Shumica e aplikacioneve Web, përveç funksionaliteteve të tyre thelbësore, përbëhen nga funksionalitete të përgjithshme siç janë autentifikimi, lidhja me databazën, etj. Ekzistojne disa nderfaqe API ose klasa të paracaktuara që zgjidhin probleme specifike të zhvillimit aplikacioneve Web, dhe që thjeshtojnë shumë punën e programuesve. Këto API njihen ndryshe si Web Frameworks. Një nga Web Framework më të njohur në Python është Django Framework.

Cfarë është Django?

Django është Web Framework e programuar në Python. Një Web Framework është një aplikacion software i cili mundëson zhvillimin e aplikacioneve Web. Ai mundëson mjetet bazë për zgjidhjen e problemeve të ndryshme sic janë cështjet e sigurisë, aksesimi i database, sessions, template-t, routimi i URL-ve, lokalizimi, etj.

Pse pikërisht Django Framework?

Së pari, Django është një Web Framework në Python, pra ju mund të përdorni një tërësi klasash dhe librarie me kod të hapur që ofrohet nga Python. Django gjithashtu ofron një standalone Web Server për zhvillimin dhe testimin e aplikacionit. Për më tepër, Django ofron librarinë ORM (object-relational mapper), template engine, përpunimin e formave si dhe një ndërfaqe për mjetet e testimit në Python.

Django është në Top 10, listën e platformave më trend të vitit 2020.

Arkitektura e Django.

Django Web Framework bazohet në arkitekturën MVT (Model View Model). Ky model është projektuar për zhvillimin e lehtë dhe të shpejtë të aplikacioneve Web.

Django Architecture

Foto nga devopedia.org/django

Modeli përmban burimin e informacionit që ka lidhje me të dhënat. Me fjalë të tjera, modeli mund të konsiderohet si struktura logjike e të dhënave që qëndron pas gjithë aplikacionit Web. Secili model shoqërohet me një tabelë në bazën e të dhënave.

View (pamja) merr kërkesa të ndryshme web dhe kthen përgjigjen përkatëse. Për shembull, kërkesa mund të jetë e tipit POST ose GET, dhe përgjigja mund të jetë një faqe HTML, një gabim 404, një redirect ose një imazh.

Template përcakton mënyrën se si një përdorues sheh përgjigjen që kthen aplikacioni në Django. Në thelb, template kontrollon ndërveprimin e përdoruesit.Le të sqaroj mënyrën sesi këto komponentë ndërveprojnë me njëri-tjetrin, për ta bërë zhvillimin e aplikacionit në Django më të lehtë dhe më të shpejtë.

Komponentet e arkitektures MVC dhe lidhja e tyre ne Django Framework.

Së pari, një përdorues kërkon një resurs në Web. Django e trajton kërkesën si një URL dhe e korespondon me një nga URL path që ndodhet në urls.py. Ky proces i përcaktimit së URL-së të kërkuar nga përdoruesi me një URL në skedarin urls.py njihet ndryshe si hartografia e URL-së. Sapo të bëhet ky përcaktim, Django vazhdon në hapin e mëtejshëm.

Pasi të hartohet URL, Django lexon në skedarin views.py dhe thërret një View, e cila kërkon për Model dhe Template me të cilat do bashkëveprojë. Pas kësaj lidhjeje, View i kthen përgjigjen përdoruesit.

Në këtë bashkëveprim, Modeli merret me të dhënat që lidhen me kërkesën e përdoruesit. Template merret me HTML dhe skedarët statik, siç janë skedarët CSS, skedarët JS, imazhet, etj, të cilat plotësojnë View.