Kategori
java

Tipat primitive te te dhenave

Gjuha e programimit Java suporton tetë tipa primitive të të dhënave. Këto tipa janë të paracaktuar, dhe emërtuar me fjalë çelës të gjuhës. Më poshtë jepen detaje për secilin tip primitiv.

byte
  • Tipi i të dhënave byte zë 8 bit memorie, dhe ruan të dhëna numra të plotë.
  • Vlera minimale është -127, dhe vlera maksimale është 127. Vlera default është zero.
  • Ky tip përdoret zakonisht për të kursyer hapësira memorieje në tabela një ose disa përmasore.
  • Shembull :
    byte a = 100; 
    byte b = -50;

     

short
  • Tipi i të dhënave short është zë 16 bit në memorie, dhe ruan të dhëna numra të plotë.
  • Vlera minimale që ruan tipi short është -32,768 ndërsa vlera maksimale është 32,767. Vlera default është zero.
  • Tipi i të dhënave short gjithashtu përdoret për të ruajtur hapësirë memorieje, sepse nxë relativisht pak hapësirë.
  • Shembull
    short s = 10000; 
    short r = -20000;

     

int
  • Tipi i të dhënave int zë hapësirë 32 bit për çdo vlerë që ruan, të cilat janë numra të plotë.
  • Vlera minimale që ruan int është -2,147,483,648. Vlera maksimale që ruan int është 2,147,483,647. Vlera default është zero.
  • Tipi i të dhënave int përdoret shpesh kur nuk ka probleme kursimi të memories.
  • Shembull
    int a = 100000; 
    int b = -200000;

     

long
  • Tipi long kërkon 64 bit hapësirë memorieje për çdo numër të plotë që ruan.
  • Vlera minimale që mban ky tip është -9,223,372,036,854,775,808, ndërsa vlera maksimale është 9,223,372,036,854,775,807. Vlera default është 0L.
  • Ky tip të dhëne përdoret kur nevojitet ruajtja e numrave më të mëdhenj se sa mundëson tipi int.
  • Shembull
    long a = 100000L; 
    long b = -2000000L;

     

float
  • Tipi i të dhënave float ruan numra me presje. Ky tip kërkon 32 bit hapësirë për çdo vlerë.
  • Float përdoret në rastet kur të dhënat janë numra me presje, dhe nuk përdoret asnjëherë kur do ruhen vlera precize si vlera çmimesh.
  • Vlera default e float është 0.0f
  • Shembull
    float f1 = 234.4f;
double
  • Tipi double ruan të dhëna numra me presje, me precizon dyfish, dhe nxë 64 bit memorie për çdo vlerë.
  • Ky tip zakonisht është tipi që ruan të dhënat për numra me presje. Ai nuk përdoret asnjëherë në rastet kur do ruhen vlera të tilla si monedhat.
  • Vlera default është 0.0d
  • Shembull
    double d1 = 123.4;
boolean
  • Tipi i të dhënave boolean përdor një bit memorie për të ruajtur të dhënën, e cila mund të jetë vetëm true ose false.
  • Ky tip të dhënash përdoret për shënime të thjeshta me vlerat logjike e vërtetë ose e gabuar.
  • Vlera default është false.
  • Shembull
    boolean uGjet = true;
char
  • Tipi i të dhënave char ruan të dhëna karakter, në Unicode, dhe përdor 16 bit memorie.
  • Vlera minimale është u0000 ndërsa vlera maksimale është uffff
  • Ky tip ruan të dhëna karakter.
  • Shembull
    char shkronjaA = 'A';