Kategori
java

Rrjedha standarte e të dhënave

Cdo gjuhë programimi mundëson mbështetje për kanalet standarte inputi outputi, ku programi mund të lexojë të dhëna nga tastjera dhe mund të afishojë rezultatin në ekran. Në rastin e C dhe C++, kanale të tilla standarte janë STDIN, STDOUT dhe STDERR.

Në mënyrë të ngjashme, Java mundëson tre rrjedha standarte të dhënash:

  • Standart Input : ky është një kanal rrjedhe të dhënash që i kalon programit të dhënat që përdoruesi jep nga tastjera. Ky kanal përfaqsohet si System.in
  • Standart Output : ky është një kanal rrjedhe të dhënash që kalon të dhënat e programit drejt ekranit, që është komunikuesi standart i një rezultati. Ky kanal komunikimi përfaqsohet si System.out
  • Standart Error : ky është kanali standart i afishimit të gabimeve. Ky kanal komunikimi përfaqsohet si System.err

Shembull:
Në këtë shembull, lexohet nga tastjera duke përdorë objekt të InputStreamReader. Leximi ndalon kur përdoruesi shtyp ’q‘.

import java.io.*;
public class LeximNgaConsola {
 public static void main(String args[]) throws IOException {
  InputStreamReader cin = null;
  try {
   cin = new InputStreamReader(System.in);
   System.out.println("shtypni rradhe karakteresh, ose karakterin 'q' per te perfunduar.");
   char c;
   do {
    c = (char) cin.read();
    System.out.print(c);
   } while(c != 'q');
  }
  finally {
   if (cin != null) {
    cin.close();
   }
  }
 }
}

 

Një shembull ekzekutimi mund të jetë :
shtypni rradhe karakteresh, ose karakterin ‘q’ per te perfunduar.

1
1
e
e
q
q