Kategori
java

Idektifikatorët në Java

Çdo komponent në Java kërkon emërtim. Emrat e përdorur për klasat, variablat dhe metodat quhen ndryshe si identifikatorë.
Në Java duhen theksuar këto rregulla për identifikatorët.

  • Çdo identifikator duhet të fillojë me shkronjë (nga A deri në Z, ose nga a deri në z), simboli $ ose simboli _
  • Pas karakterit të parë, identifikatorët mund të kenë çfarëdo kombinimi me simbolet e numrave.
  • Fjalët çelës të gjuhës Java nuk mund të jenë identifikatorë.
  • Në identifikatorët ka dallim shkronjat e mëdha ose të vogla.
  • Shembuj identifikatorësh të saktë :
    age, $salary, _value, __1_value.
  • Shembuj identifikatorësh të gabuar :
    123abc, -salary.