Kategori
java

10 gjuhët e programimit për vitin 2023

Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën për vitin 2023. Për cdo programues fillestar, sugjeroj të ketë parasysh kërkesat në treg për këto gjuhë programimi, mundësitë që ofron secila prej tyre dhe aplikacionet që mund të implementoni me to.

programim ne vitin 2021

Statistika dhe raporte vjetore

Ky artikull bazohet në disa raporte zyrtare në lidhje me gjuhët e programimit:

  • Indeksi i TIOBE

Indeksi i TIOBE Programming Community është një indikator i bazuar në popullaritetin e gjuhëve të programimit. Indeksi azhornohet cdo muaj. Renditja bazohet në numrin e inxhinierëve software, kurset e gjuhëve të programimit, si dhe nga kompanitë që i implementojnë ato.

Për këtë renditje përdoren motorrët e kërkimit Google, Bing, Yahoo!, Wikipedia, Amazon, YouTube dhe Baidu.

Duhet theksuar se TIOBE nuk indekson gjuhën më të mirë, por se çfarë kërkohet në treg.

  •  Indikatori PYPL

Cdo muaj, indikatori i PYPL na tregon se cila gjuhë programimi është kërkuar më shumë në Google Trends. Normalisht ka një lidhje të ngushtë mes asaj që kërkohet në Google dhe asaj që kërkon vetë tregu i aplikacioneve software.

Duke u bazuar në këto raporte dhe statistika, rekomandoj në vitin 2021 ju të mësoni këto gjuhë programimi, aktualisht më të kërkuarat në tregun software.

Lista e gjuhëve më të kërkuara për vitin 2021
  • JavaScript

JavaScript është shembulli i gjuhës që sa vjen e bëhet më e njohur dhe më e kërkuar në treg, edhe në vitin 2023.

Raporti i TIOBE, per muajin Gusht 2023, rendit JavaScript një ndër 10 gjuhët e programimit më të përdorura për disa vite rradhazi. Disa nga kompanitë më të famshme që përdorin JavaScript janë Facebook, Google, Microsoft, Uber.

  • Python

Popullariteti i Python është rritur me 18-19% gjatë 5 viteve të fundit. Indeksi i PYPL e rendit Python në vendin e parë, për muajin Gusht 2023.

Gjithashtu Python është ndër gjuhët më të përdorura edhe në platformat Stack Overflow dhe në GitHub.

Një nga arsyet pse Python preferohet nga shumica e programuesve është kompatibiliteti i tij me teknologjitë më të fundit Artificial Inteligence dhe Machine Learning.

  • C / C++

Të dyja këto gjuhë janë si vera e vjetër: kërkesa për to sa vjen dhe rritet.

C dhe C++, janë në listën e gjuhëve më të kërkuara aktualisht. Raporti i TIOBE për vitin 2023, rendit C dhe C++ si më të kërkuarat, përkatësisht, C e dyta në renditje dhe C++ e treta.

Gjithashtu, indeksi i PYPL, i trajton së bashku këto dy gjuhë, C/C++ me një trend rritës 0.1% dhe të renditura në vendin e katert. Ky indeks bazohet në Google Trends dhe në kërkimet në Google për tutoriale programimi. Aktualisht, mjaft kompani kërkojnë programues për C/C++, si për shembull Adobe, Oracle, Microsoft, Nvidia.

  • Java

Duket sikur Java e ka humbur popullaritetin e saj, por çdo vit renditja tregon që ajo ende është e preferuara e shumë programuesve. Java ndodhet në vendin e katërt në renditje, në raportin e TIOBE për vitin 2023. Nderkohe Java ndodhet në vendin e dytë  në indeksin e PYPL.

Ju mund të lexoni rreth ndërtimit të aplikacioneve me ndërfaqe grafike në Java.

  • Gjuha R

Gjuha e programimit R ka një renie në disa raporte për këtë vit. Në indeksin e TIOBE, gjatë vitit 2023, R është ne vendin e 16-të. Disa kompani kryesuese të teknologjisë, si FaceBook, Google, Uber, janë duke përdorë gjuhën e programimit R, sidomos për fushat e Data Science, dhe Machine Learning.

  • Kotlin

Cdo herë që përmenden Aplikacionet në Android, na vjen në mendje emri Kotlin. Vihet re një fokus i shumicës së programuesve për Android drejt gjuhës Kotlin. Google e ka deklaruar që Kotlin është aktualisht gjuha e preferuar për zhvillimin e Aplikacioneve në Android.

  • C#

Gjatë viteve të fundit, gjuha C# cilësohet si ndër gjuhët më të preferuara, në thuajse cdo statistikë dhe raport vjetor. Në indeksimin e TIOBE, gjuha C# renditet në vendin e peste. Ndersa në indeksimin e PYPL gjuha C# ndodhet në vendin e katërt.

  • PHP

Nëse keni dyshime se ende duhet mësuar PHP, ju bëj me dije se ajo është ende në listën e 10-shes më të mirë. Sipas indeksit të TIOBE për vitin 2023, PHP është e renditur në vendin e dhjetë.
Website të njohur si FaceBook, Wikipedia, WordPress, etj ofrojnë mundësi pafund për zhvilluesit e aplikacioneve me PHP.

  • Go

Gjuha e programimit Go është me e suksesshmja përsa i përket rritjes së popullaritetit në shumë pak vite. Sipas sondazhit të Stack OverFlow, gjuha Go është në listën e 5 gjuhëve më të preferuara për programuesit, për vitin 2023. Kompanitë Google, Uber janë duke punuar me gjuhën Go.
Ju rekomandoj t’a mësoni gjatë vitit 2023 pasi duket se Go po njeh vetëm rritje dhe popullaritet.

  • Scala

Kompani të njohura si Netflix, LinkedIn, eBay, Twitter,  po përdorin Scala për produktet e tyre. Kjo gjuhë është e thjeshtë për t’u mësuar. Gjithashtu, Scala po përdoret në mjaft biznese dhe ka një kërkesë në rritje për këtë gjuhë. Me shumë mundësi do jetë një nga trendet e vitit 2023.