Kategori
android

4 libra për të mësuar programim në Android

Si gjithmonë, në fillimet e të mësuarit të një gjuhe programimi, pikë së pari kërkoj për librat më të mirë të viteve të fundit. Kësaj here sugjerimet ju ndihmojnë nëse doni të mësoni programim në Android.

Programimi në Android është një nga aftësitë që një programues në Java duhet të dijë. Këtu mund të lexoni edhe listën e plotë të teknologjive në Java, që ju duhet t’i njihni.

1. Head First Android Development, 2nd Edition

nga Dawn Griffiths

Head First Android Development

Cover i Librit :  Head First Android Development

Në këtë libër, Dawn Griffiths ju mëson si të strukturoni aplikacionet në Android. Duke qenë pjesë e serisë Head First, formati i këtij libri bazohet në anën vizuale të trajtimit të koncepteve, dhe jo në tekst të mërzitshëm. Për më tepër, ky libër do ju përshtatet plotësisht nëse keni disa njohuri në Java. Sqarimi i cdo teknike bazohet në shembuj të qartë.

Head First Android Development do ju udhëzojë drejt ndërtimit të aplikacioneve në Android, duke ju mësuar:

  • strukturën e aplikacionit,
  • dizenjimin e ndërfaqes,
  • krijimin e bazës së të dhënave,
  • përshtatjen e aplikacionit për smartphone dhe tablet të versioneve të ndryshëm.
2. Android Application Development All-in-One For Dummies, 2nd Edition

nga Barry Burd

All-in-One For Dummies

Cover i Librit : Android Application Development All-in-One For Dummies

Seria e librave For Dummies ka një vend kryesor për programim në Android, për arsyen e supozimit se lexuesi nuk ka asnjë njohuri paraprake, pra është një teveqel (dummy) në atë fushë studimi.

Këtë parim ndjek edhe ky libër, i cili sqaron koncepte krejtësisht fillestare, nga ku ju mund të nisni të mësoni programim në Android.

Ky libër vlen si një guidë e thjeshtë e bazave të programimit në Android, me një informacion të strukturuar mjaft mirë.

3. Android Programming The Big Nerd Ranch Guide

nga Brain Hardy

The Big Nerd Ranch Guide

Cover i Librit : Android Programming The Big Nerd Ranch Guide

Në këtë libër, Brain Hardy shpjegon me detaje të gjitha hapat e krijimit të aplikacioneve në Android. Konceptet janë të shpjeguara me përpikmëri, dhe në një mënyrë tepër të saktë.

Android Programming, the Nerd Ranch Guide fokusohet në teknikat praktike, plus përmban ushtrime për cdo kapitull. Cdo kapitull është projektuar dhe testuar t’ju japë eksperiencën e duhur në programim në Android.

4. Android Cookbook: Problems and Solutions for Android Developers 2nd Edition

nga Ian F. Darwin

Programim ne Android: the Cookbook

Cover i Librit : Android Cookbook: Problems and Solutions for Android Developers

Ky libër është për një nivel mesatar zhvilluesish në Android, të cilët kanë realizuar aplikacionet e para.

Android Cookbook përmbledh zgjidhje të qarta për disa projekte tipike si:

  • krijimi i layouts me Android UI control, me elemente grafike, si dhe mekanizmat e pop-up,
  • ndërtimi e aplikacioneve që përdorin shërbimin e Google Maps dhe OpenStreetMap,
  • ndërtimi e aplikacioneve që përmbajnë video, muzikë dhe elementë tjerë multimedial,
  • përdorimi e accelometrit dhe sensorëve tjerë,
  • ruajtja dhe leximi i të dhënave nga database,
  • aksesimi i RESTful web service me të dhëna në formatin JSON,
  • testimi i komponentëve të ndryshëm të aplikacionit në Android.

 

BONUS, një sugjerim i pestë :

5. Kotlin for Android Developers: Learn Kotlin the easy way while developing an Android App, 1st Edition

nga Antonio Leiva

Programim ne Android : Kotlin

Cover i Librit : Kotlin for Android Developers

Nëse keni pak eksperiencë në zhvillimin e aplikacioneve Android, me siguri keni dëgjuar për një dicka të re me emrin Kotlin. Kjo gjuhë e re programimi përdoret për zhvillimin e aplikacioneve në Android.

Kotlin for Android Developers rekomandohet nga Google dhe nga Jetbrains. Ai paraqet teknika të munguara nga Java dhe që Kotlin i mundëson. Ideja e librit është mësimi nëpërmjet shembujve dhe projekteve.

Kotlin for Android Developers është mjaft praktik, prandaj jua sugjeroj të implementoni të gjithë shembujt, duke e lexuar pranë kompjuterit ku mund të testoni cdo sugjerim të librit.