Kategori
sisteme shfrytezimi

Bash Shell ne Linux

Cfarë është command shell?

  • Command shell është një program që interpreton komandat.
  • Lejon përdoruesin të ekzekutojë një komandë duke shtypë manualisht në terminal,
    ose automatikisht duke përdorë skripte në Shell.
  • Shell nuk është një sistem shfrytëzimi. Ajo është një ndërfaqe e lidhur me sistemin e
    shfrytëzimit, dhe ekzekuton komanda.

Cfarë është BASH?

  • BASH=Bourne Again Shell
  • Bash është një shell i shkruajtur si një zevendësim i standartit Bourne Shell (/bin/sh),
    i cili u krijua fillimisht nga Steve Bourne për sistemet UNIX.
  • Bash ka cilësitë e origjinalit Bourne Shell, plus cilësi shtesë që e bëjnë me të thjeshtë
    përdorimin e tij.
  • Përderisa është version free, Bash është përshtatur si shell standart i shumicës së
    versioneve Linux.

Ku dallon BASH nga editori DOS?

  • Dallim madhësia e shkronjave:
    Në Linux/Unix, comandat dhe emrat e skedarëve
    janë me dallim shkronjë e madhe e apo e vogël, pra komanda EXIT nuk është e saktë,
    si komanda exit.
  • “\“ apo “/“ :
    Në DOS, simboli / ndan komandat, ndërkohë që simboli \ ndan
    direktoritë. Në Linux/Unix, simboli / ndan direktorië kurse simboli \ është karakter
    special. Më poshte sqarohen më në detaje karakteret speciale.
  • Emrat e skedarëve: DOS përdor sistemin e “tetë pikë tre“ për emërtimin e
    skedarëve, që do të thotë se të gjithë skedarët ndjekin një format të tillë që lejon
    emri mund të ketë deri në 8 karaktere, i ndjekur nga një simbol pikë, dhe nga një
    opsion i tipit të skedarit, deri në tre karaktere (Psh Filename.txt). Në Unix/Linux, nuk
    ekziston mbaresa apo tipi i skedarit. Pika mund të vendoset në cdo pjesë të emrit,
    dhe mund të interpretohet ndryshe nga secili program.