Një komponent tjetër i rëndësishëm është memorja. Një memorje ideale do ishte shumë e shpejtë, tepër e madhe dhe shumë e lirë. Asnjë teknologji e kohës nuk i plotëson të treja këto kushte njëherësh.
Kategori: sisteme shfrytezimi
Kategoria permban informacione dhe artikuj rreth sistemeve te shfrytezimit.
Paisjet I/O
Një paisje I/O në përgjithësi konsiston në dy pjesë : një controller dhe vetë paisja. Kontrolleri është një chip ose një bashkësi chipesh që kontrollojnë fizikisht paisjen. Ai pranon komanda nga sistemi i shfrytëzimit dhe i realizon këto komanda.
Në shumë raste kontrolli i paisjes është shumë i ndërlikuar, kështu që puna e kontrollerit është të paraqesë një ndërfaqe të thjeshtë për sistemin e shfrytëzimit.
Procesori
Në këtë artikull po përmbledh mjaft informacione me rolin që luan procesori në sistemin kompjuterik.
Njësia procesuese e kompjuterit është Central Processing Unit (CPU) Procesori e merr instruksionin nga memorja, e dekodon për të përcaktuar tipin dhe operandat dhe e ekzekuton atë. Më pas vazhdon me instruksionin tjetër. Në këtë mënyrë ekzekutohen programet.