Prezantim

Jam Sidita Duli, autore e këtij blog per teknologji dhe programim.

Studimet Universitare

Kam përfunduar studimet Bachelor në Informatikë në Universitetin e Shkodrës, studimet Master në Informatikë Universitetin e Tiranës . Studimet e Doktoraturës i kam përfunduar në Elektroteknikë në Universitetin e Malit të Zi, në Qershor të vitit 2018.

Ceremonia e diplomimit per studentet e diplomuar ne vitin 2018. Rektorati i Universitetit te Malit te Zi.

Bashkepunime me FOI, Universiteti I Zagreb-it

Universiteti i Shkodres ka bashkëpunime me Universitetin e Zagreb-it, Kroaci.

Në Prill 2019, kam qënë pjesë e projektit Erasmus+ Mobility, në bashkëpunim me Fakultetin e Organizimit dhe Informacionit (FOI), Universiteti i Zagreb-it.

FOI, Prill 2019

Në FOI, kam prezantuar leksionet me temë:

  • Procesi i zhvillimit të Software. Lënda Programim.
  • Sfidat e lancimit në treg të një produkti Software. Lënda Inxhinieri Software.
  • Elemente Statike dhe Dinamike të një aplikacioni Web. Lënda Web Design dhe Programim.

Si pjesë e këtij bashkëpunimi, jam mentor e studentëve të Informatikës, për sesionin e studentëve në konferencën Central European Conference on Information and Intelligent Systems.

Puna kërkimore-shkencore

Studimet e mia dhe artikujt shkencorë janë të fokusuar kryesisht në Programim Paralel dhe në Aplikacione Software në Java.

Pjesemarrje në konferecen CECIIS, FOI, Tetor 2019

Gjithashtu kam marrë pjesë në konferencën e përvitshme shkencore Information Technology Conference, Žabljak, Montenegro, në vitet 2012 dhe 2014.

Një përmbledhje të punës kerkimore-shkencore, mund ta gjeni në Doktoratura dhe Artikuj Shkencore.

Exit mobile version