Ushtrime

Kjo hapsirë i dedikohet kryesisht studentëve të Informatikës, pasi përmban leksionet e zhvilluara në lëndët Java, programim në Python dhe Sisteme Shfrytëzimi. Për këtë, materialet janë të organizuara në formatin Leksion – Seminare – Laborator, sipas kurrikulave të secilës lëndë.

  • Lënda Java zhvillohet në programin e studimit Bachelor në Informatikë, gjatë të gjithë vitit të dytë të studimeve.
  • Lënda Programim në Python zhvillohet në programin e studimit Bachelor në Informatikë, gjatë semestrit të parë të vitit të dytë.
  • Lënda Sisteme Shfrytëzimi zhvillohet në programin të studimit Bachelor në Informatikë, gjatë semestrit të parë të vitit të tretë.

Cdo material në pjesën e ushtrimeve të programimit është në shqip, me komente dhe sqarimet përkatëse, përveç kodit dhe afishimeve në Console.

Për të aksesuar këto leksione duhet të regjistroheni në website. Ky regjistrim është falas, pa pagesë.

Më pas, mund te hyni me username dhe password, për të pasë akses të plotë në informacionet, shembuj dhe ushtrimet e zgjidhura.

Ushtrimet të zgjidhura dhe shembujt i kam zhvilluar ndër vite me studentet e Informatikës, Universiteti “Luigj Gurakuqi”.

>> Kliko ketu per te shfletuar arkiven e plote me ushtrime te zgjidhura programimi, Java, Python, Linux Shell

Përvec platformave online, si Microsoft Teams, të cilat janë aktualisht pjesë e mësimit online në Universitete, ky website është një arkive e mirë për studentet si dhe për cdo të apasionuar pas programimit.

Photo by James Harrison on Unsplash
Arkiva e Leksioneve te zhvilluara me studentët, gjate vitti 2021-2022

>> Kliko ketu per arkiven 2021-22 : Java, Python, Sisteme Shfrytezimi dhe Pc Hardware.

Kjo pjesë i shërben të gjithë të apasionuarve pas gjuhës Java, link i dedikuar programimit të avancuar në Java. Ju vijnë në ndihmë guida në shqip, video tutoriale dhe projekte konkrete në instalim dhe konfigurim me baze të dhënash MySQL.

>>Kliko këtu për Video-Tutoriale në Java

Exit mobile version