5 libra mbi Spring Framework që programuesit në Java duhet t’i lexojnë

Në këtë artikull po bëj një përmledhje për 5 libra mbi Spring Framework, të cilët jua sugjeroj t’i lexoni.

Platforma e Spring është zhvilluar mjaft shpejt kohët e fundit. Në vitet 2017 dhe 2018 kemi parë zhvillime të reja të Spring, Spring Boot dhe të Spring Securety. Këto produkte të reja sollën mjaft trende dhe mjete si Reactive Programming, mbështetje e Kotlin për aplikacionet e Spring, platformën Spring WebFlux e cila përdoret për aplikacionet web reactive, etj.

Gjithashtu zhvillim mjaft të shpejtë kanë marrë Microservice që implementohen në Cloud. Të gjitha këto bëjnë të domosdoshme azhornimin e njohurive për programuesit në Java.

Pas vënies në treg të Java SE 8, shumë framework janë përshtatur me stilin e ri të kodeve në Java. Gjithashtu, programuesve me eksperiencë mbi 5 vjet, iu sugjerohet të mësojnë Java 8 dhe Spring 5, pasi nuk mund të shkruhet kodi në mënyra të vjetra, nëse ka opsione më të mira, më të thjeshta e intuitive, të cilat japin performancë më të mirë. Natyrisht, një rol të rëndësishëm luan dhe kompania ku po punoni.

Nëse jeni programues ose IT pranë një banke, me shumë mundësi përdorni teknologji tradicionale dhe të vjetër programimi, dhe nuk nxiteni për përmirësimet më te fundit. Por, nëse punoni në një kompani ose startup e cila është mjaft e përshtatur me tregun e teknologjive më të reja, librarive dhe platformave, me siguri do të mësoni cdo javë dicka të re.
Më poshtë po listoj disa nga librat më të sugjeruar për zhvilluesit në Java rreth Spring.

Pro Spring 5

Në listën me libra për Spring Framework, ky libër është një nga të parët që jua sugjeroj.

 

Pro Spring 5 do ju ndihmojë të zbuloni risitë e Spring Framework 5, sic janë Reactive, apo WebFlux.
Gjithashtu, ai do ju mësojë të përdorni Spring Framework me Java 9, si dhe të aksesoni të dhënat dhe transaksionet, platformën e re të web-it, si dhe krijimin e microservice dhe shërbimeve tjera në Web. Shembujt në këtë libër bazohen në praktikat më të fundit të zhvillimit të aplikacioneve në Java me Spring.

Cloud Native Java

Këtë libër duhet ta lexoni me patjeter, nëse doni të thelloni njohuritë rreth dizenjimit dhe zhvillimit me cilësi të aplikacioneve Java në Cloud. Titulli i plotë është “Cloud Native Java: Designing Resilient Systems with Spring Boot, Spring Cloud, and Cloud Foundry” dhe përfshin të gjitha teknologjitë dhe framework që ju duhen për të zhvilluar aplikacionet në Cloud.

 

Autorët e këtij libri, Josh Long dhe Keeny Bastani janë ekspertë në fushën e Spring, përfshi Spring Boot, Spring Cloud, dhe Cloud Foundry.
Ky libër është për programues me eksperiencë në Java, sepse ka shumë detaje, shpesh komplekse për programatorët e rinj.

Learning Spring Boot 2.0

Ky libër shpjegon mjaft qartë shembuj të detajuar në lidhje me cështje komplekte Reactiv. Ai është i organizuar mjaft mirë dhe orienton lexuesin nga fillimi drejt ndërtimit të një aplikacioni Reactiv.

Ky libër nuk është për programues fillestarë. Ju duhet të keni njohuri në Java 8 dhe duhet të jeni njohur me konceptin e lambdas, me bazat e Spring Boot dhe Spring framework, programimin në reactive dhe në cloud computing. Ky libër është i duhuri për të gjithë programuesit që kërkojnë të mërsojnë teknikat e Spring Boot 2.0 me konceptet e reacive.

Spring 5 Recipes: A Problem-Solution Approach

Nëse doni të mësoni koncepte të reja duke ndjekur tutorial, ky libër është fiks për ju. Ai shpjegon cilësi të Spring 5, por jo në plan teorik, por të orienton drejt zhvillimit të aplikacioneve në Spring 5 dhe Java 9.

Spring 5 Receipes sqaron kode të gatshme nga Spring dhe Spring MVC, që mund të përdoren në aplikacione Web. Ky libër përmban edhe tutoriale orientuese në lidhje me Spring REST dhe Microservices për zhvillimin e Web Service. Gjithashtu përmban kapituj rreth Spring Batch, NoSQL dhe Big Data, për ndërtimin e integrimin e shërbimeve Cloud Computing.

Spring Microservices in Action

Në listën me libra mbi Spring Framework, ky mbase është libri im i preferuar. John Carnell do ju mësojë të ndërtoni hap-pas-hapi aplikacione të bazuar në Microservice duke përdorë Java dhe platformën Spring. Ai ju prezanton me principet bazë të projektimit të Microservice dhe me teknologjinë përkatëse.

Spring Microservices in Action do ju mësojë rreth Spring Boot dhe Spring Cloud dhe gjitha mjeteve për zhvillim, routim dhe lancimin e microserviceve në Cloud si Hystrix, Ribbon, etj.

Ju sugjeroj të lexoni edhe Drejt punësimit si programues ne Java

Exit mobile version