Manual dhe informacione
Sa herë që mund tju nevojitet ndihmë me komandat në Linux, mjafton ta kërkoni në programet online të ashtuquajtura man pages dhe info pages.
Përdorimi i komandave të posatshme për ndihmë
Shumë komanda kanë të përfshirë opsionin e ndihmës, duke shtuar si argument –h ose
–help
Shembull : grep — help
Manualet online : Man pages
Burimi më i sigurt i informacionit për shumicën e komandave, mund të gjendet në manualet onlinë, të njohura si man pages. Këto manuale afishohen kur përdoruesi shtyp komandën man dhe komandën për të cilën kërkon informacion.
Shembull :
man ls jep informacion per komanden ls
Për të kërkuar për një fjalë të caktuar në një faqe man, shkruani “/fjale“. Për të dalë nga man pages shtypni butonin Q. Në disa raste ju nuk mbani mend emrin e komandës, dhe kju duhet të kërkoni informacion rreth saj. Për shembull doni të dini se si mund të ndryshohen të drejtat e skedarëve, permissions. Atëherë mund të kërkoni man për këto të drejta :
man –k permission
Si rezultat të kësaj komande mund të merrni një rresht të tillë:
chmod (1)change file access permissions
Ky rresht jep informacion se komanda chmod përdoret për të ndryshuar të drejtat e skedarit.
Man pages të kësaj komande mund ti merrni :
man chmod
Info pages
Disa programe, vecanarisht ato që kanë lidhje me Free Software Foundation, përdorin info pages si burimi i vetëm i dokumentacionit online. Këto faqe informacioni janë të ngjashme me man pages, por në vend që të afishohen në faqe të gjata në ekran, ato përfaqsohen nga segmente të shkurtër me links ne pjesë informacioni. Info pages aksesohen me komandën info, osë ne ndonjë version të Linux me komanden pinfo.
Shembull : info df
ngarkon info page për df
Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…
Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…
Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…
Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…
Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…
Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…