Gjenerata e pare dhe e dyte e Sistemeve te Shfrytezimit

Gjenerata e parë (1945-55), tubat vacuum

Gjenerata e parë i përket viteve të pas luftës së II botërore. Howard Aiken,John Von Neumann, J Presper Eckert, William Mauchley dhe Konrad Zuse patën sukses në ndërtimin e motorëve llogaritës.

 

Gjenerata e pare

Foto e nje kompjuteri te gjenerates se pare.
Burimi:Manop – Own work, CC BY-SA 3.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=887139

Këto makina të para ishin të ngadalta, me cikle që maten në sekonda. Pjesë të tyre ishin tubat vakume. Këto makina ishin gjigante në madhësi, zinin komplet dhomën dhe përmbanin dhjetëra mijëra tuba të tillë.

Të gjitha programet shkruheshin në gjuhë makine. Sistemet e shfrytëzimit ende ishin të panjohura. Problemet që zgjidhnin këto makina ishin llogaritje
matematikore të tilla si ndërtimi i tabelave të sinuseve e të logaritmeve.

Gjenerata e dytë (1955-65) transistorët dhe sistemet batch

Në këtë periudhë teknologjia kishte ecur drejt transistorëve dhe batch systems. Në këtë periudhë kompjuterët u bënë më të besueshëm dhe pati shitje të tyre. Për herë të parë u ndanë më vete projektuesit, operatorët, programatorët dhe personeli mirëmbajtës. Këto makina quheshin mainframe dhe vendoseshin në dhoma me ajër të kontrolluar, në kushte të veçanta, me staf të specializuar që funksiononin me to.

Foto e nje kompjuteri gjenerata e dyte, Transistoret
Burimi : By Roger Dudley, IMLS Digital Collections & Content – Flickr: IBM 1620 data processing machine on display, Seattle World’s Fair, 1962, CC BY 2.0, https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=23856575

Vetëm agjensitë dhe koorpotatat e mëdha ose universitetet mund të blinin sisteme të tillë me çmime multimilion dollarësh. Të ekzekutosh një program në këto sisteme, një programator duhet më parë të shkruajë programin në letër, dhe më pas ta kaloje atë në kartë. Këtë karte e sjell ne dhomën e inputit, ia jep operatoreve dhe pret për pak kohe derisa të dale outputi.

Kur kompjuteri mbaron detyrën që kishte nisur, një operator merr nga printeri daljen dhe e kalon në dhomën e outputit, që kur programatori ta marrë së bashku me outputet e tjerë. Shumë kohë humbet në këtë mënyrë nga koha e veprimit të kompjuterit ndërkohë që operatori kalon sa nga njëra dhome ne tjetrën. Duke u nisur nga kjo, shume njerëz u përpoqën që të eliminonin këtë humbje të panevojshme kohe. Zgjidhja ishte përdorimi i të ashtuquajturave batch systems. Si parim pune ata kishin grumbullimin e disa punëve së bashku nga dhoma e inputit dhe t’i lexonin mbi një shirit magnetik duke përdorë një kompjuter të vogël dhe jo të kushtueshëm që janë të mirë në leximin e të dhënave por jo në kalkulime numerike.

Ju mund te lexoni dhe nje pershkrim te gjenerates se trete te sistemeve te shfrytezimit.

Exit mobile version