Categories: sisteme shfrytezimi

Gjenerata e trete e Sistemeve te Shfrytezimit

Gjenerata e tretë (1965-1980) Multiprogramimi

Gjenerata e trete e sistemeve te shfrytezimit daton ne fillimin e viteve 1960. Në ketë periudhe, shumica e prodhuesve të kompjuterëve kishin dy linja produkti totalisht të ndryshme.

Njëra ishte e linja e përdorur për qëllime llogaritjesh numerike në shkencë dhe në inxhinieri. Linja e dytë ishte ajo e kompjuterëve komerciale që përdoreshin në renditje dhe printim të përdorur në banka dhe në kompani sigurimesh.

Të mbash këto dy linja ishte shume e kushtueshme për kompanitë, dhe për më tepër shihej dukshëm se tendenca ishte dalja në treg e linjave të reja. Në këtë moment IBM prezantoi System/360, e cila ishte një seri makinash të cilit ishin kompatibël në software.

Këto makina dallonin vetëm në çmim dhe në performancë, ku përfshihen memorja maksimale, shpejtësia e proçesorit, numri i paisjeve I/O të lejuara, etj.

Përderisa të gjitha këto makina kishin të njëjtën arkitekturë si dhe të njëjtën bashkësi instruksionesh, një program i shkruajtur në njërën nga këto makina mund të ekzekutohej në makinat e tjera të këtij lloji. 360 ishin të afta të llogaritnin edhe veprime numerike edhe veprime komerciale.

Linja 360

Linja 360 ishte e para linjë e cila përdorte qarqet e integruar, për këtë siguronin një avantazh në çmim dhe në performancë në krahasim me makinat e gjeneratës së dytë, të cilët ishin të ndërtuar nga transistorë të veçuar. Ky ishte një sukses i kohës. Linja të tilla që rrjedhin nga këto sisteme sot përdoren në server web që proçesojnë mijëra proçese në sekondë.

Foto e nje kompjuteri te gjenerates se trete
Burimi : ArnoldReinhold, CC BY-SA 3.0 https://creativecommons.org/licenses/by-sa/3.0 , via Wikimedia Commons

Synimi ishte që të gjithë programet, përfshi këtu dhe sistemin e shfrytëzimit OS/360, duhej të funksiononin në të gjithë modelet, të të gjitha tipave e madhësive. Ky sistem shfrytëzimi duhej të ishte efiçient për të gjitha llogaritjet dhe për të gjithë përdoruesit. Nuk kishte asnjë mënyrë që të shkruhej një program që të përmbushte të gjitha këto kërkesa konfliktuale. Rezultati ishte një sistem shfrytëzimi shumë kompleks. Ai konsistonte në miliona rreshta programi në gjuhën assembler. Këto rreshta natyrisht përmbanin mijëra gabime, dhe për këtë shtoheshin rreshta të tjerë për t’i korrigjuar dhe secili prej këtyre rreshtave riparonte disa gabime dhe shtonte disa të tjerë.

Multiprogramimi

Pavarësisht problemeve, gjenerata e tretë e sistemeve sollën teknika të reja, prej të cilave më e rëndësishmja ishte ajo e multiprogramimit, e cila shmangte mundësinë që CPU të rrinte gjatë pa punë. Zgjidhje për këtë ishte ndarja e memorjes në disa pjesë, me disa proçese në këto pjesë. Ndërkohe që njëra punë angazhonte një paisje I/O, një tjetër mund të përdorte CPU-në.

Një tjetër tipar i rëndësishëm për makinat e kësaj gjenerate ishte aftësia për të lexuar proçeset prej kartave në disk sapo të sillen në dhomën e kompjuterit. Më pas sapo një proçes kryen sistemi i shfrytëzimit mund të ngarkojë një tjetër punë nga disku dhe ta ekzekutojë.

Gjithsesi, këto kompjuterë ishin ende sisteme batch. Koha që i duhej këtyre sistemeve për të ekzekutuar një punë dhe për të nxjerrë rezultatin ishte prej disa orësh. Një presje e vendosur gabim në këto programe shkaktojnë probleme në kompilim , dhe për këtë bënte që programuesi të humbiste punën e disa
orëve.

Dëshira për një përgjigje të shpejtë i hapi rrugën timesharing, një variant i multiprogramming. Në një sistem të tillë, nqs 2 përdorues janë të log-uar në sistem, 17 prej të cilëve janë duke menduar ose duke folur, CPU i dedikohet punës së këtyre 3 punëve që duhen kryer.

➡️ 📚 Ketu mund të shkarkoni ebook Sisteme Shfrytezimi Ky libër përfshin proceset, thread-et, memorjen si dhe koncepte bazë të sistemeve, të gjitha në Shqip, ne format PDF.

Sidita Duli

Share
Published by
Sidita Duli

Recent Posts

Studime për Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science: program studimi Bachelor

Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…

3 muaj ago

Studime për Informatikë: lëndët dhe tregu i punës

Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…

5 muaj ago

Shkenca kompjuterike: profili dhe tregu i punes

Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…

5 muaj ago

Perdorimi i Notion ne vitin 2023

Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…

1 vit ago

Java dhe MySQL

Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…

1 vit ago

10 gjuhët e programimit për vitin 2023

Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…

1 vit ago