Pas një kërkimi për gjuhët më të kërkuara të programimit, po ndaj me ju disa trende per vitin 2020.
Nga Udemy for Business’ 2020
Raporti vjetor i Udemy for Business Workplace Learning Trends Report liston këto aftësi teknologjike të të ardhmes (The skills of the Future).
Raporti thekson rëndësinë e përshtatjes sa më parë të stafit me mjetet e AI (Artificial Intelligence).
Udemy parashikon se viti 2020 do të jetë viti ku AI do bëhet mainstream, pra normalisht e kërkuar. Raporti thekson se ” Në një botë financash, fondet e investimit të menaxhuara nga AI dhe nga kompjuteri, janë aktualisht 35% e Stock Market në Amerikë”- citim i artikullit në The Economist, The rise of the financial machines.
Nga raporti i Udemy vërehet qarte një kërkesë në rritje për të mësuar aftësi të AI, Web Development Frameworks, Cloud Computing, IT Certifications duke përfshirë këtu : AWS, CompTIA dhe Docker.
Në një renditje të aftësive teknologjike më të kërkuara për vitin 2020, Udemy rendit në pesë vendet e para:
- Python,
- React (web),
- Angular,
- machine learning,
- Docker.
trende per vitin 2020 Nga PYPL – PopularitY of Programming Language
Ideksimi i PYPL Popularity of Programming Language bazohet në analizimin e kërkimeve në Google për tutorialet e gjuhëve të programimit. Sa më shumë të kërkohen librat dhe tutorialet për një gjuhë, aq më shumë do përdoret ajo. Prej vitesh, ky indeks është një tregues kryesor, ku të dhënat merren nga Google Trends.
Që në vitin e kaluar, Python ka një rritje popullariteti prej 4.1%
Një nga arsyet kryesore të rritjes së kërkesës për të mësuar Python është lehtësia për ta mësuar dhe për ta kuptuar. Gjithashtu, ti mund të programosh në Python më shpejt se sa në gjuhët e tjera të programimit, duke përshpejtuar procesin e zhvillimit të aplikacionit.
Ju mund te mesoni Python edhe nga nje liste e librave falas rreth kesaj gjuhe programimi.
Liderat në industri që kanë implementuar aplikacionet në Python janë:
- Instagram, i ndërtuar në Django,
- Netflix, për sistemet e analizimit dhe rekomandimit,
- IBM, për sistemet e analizimit të Big Data. IBM Bluemix është implementuar në Python.
Stack overflow Developer Survey
Sondazhi vjetor i zhvilluesve të Stack Overflow është sondazhi më i madh dhe më gjithëpërfshirës i programuesve. Ky studim përfshin shumë elemente, që nga teknologjitë e preferuara të zhvilluesve, deri tek preferencat e tyre për punësimin.
Këtë vit shënohet viti i nëntë që janë botuar rezultatet vjetore të Developers Survey, ku morën pjesë afro 90,000 zhvillues.