Informacione dhe libra falas per Python

Gjatë muajve të fundit kam kërkuar për materialet më të mira për mësimin e programimit në Python. Disa prej tyre janë pa pagese, prandaj në këtë artikull po ndaj me ju tutoriale dhe libra falas per Python, të cilat më duken shumë të qarta në koncepte.

Nëse kam harruar ndonjë link, mos hezitoni të më shkruani email dhe t’a shtoj tek kjo listë.

Website me informacione në Python.
  • Kur dua të importoj një librari të re në kod, shpesh i referohem dokumentacionit zyrtar. Edhe në këtë rast, i pari website që ju rekomandoj është dokumentacioni i Python, të cilin do e gjeni në linkun https://docs.python.org/3/.
  • Autori Doug Hellman ka shkruar një seri të titulluar Python Module of the Week (PyMOTW), të cilën e ka përmirësuar ndër vite. Gjithashtu, ka një version të kësaj serie edhe për Python 3.
  • Janë dy website interesante të quajtura Hitchhiker, por që, me sa duket, nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin.
    • The Hitchhiker’s Guide to Python i vjen në ndihmë edhe fillestarëve edhe ekspertëve në Python, duke përmbledhur një guidë praktike në lidhje me instalimin, konfigurimin dhe programimin në Python.
    • The Hitchhiker’s Guide to Packaging cila ju ndihmon si të instaloni një paketë, gjithashtu si të krijoni ju paketat tuaja me aplikacione në Python.
  • DataCamp ka shumë materiale falas në lidhje me përdorimin e Python për Data Science, pra përpunim të dhënash shkencore. Ky website ka gjithashtu një blog shumë interesant.
  • Nëse ke interes për informacione në formatin e blog-ut, website Planet Python është fiks për ty. Planet Python është një RSS për dhjetra bloge në lidhje me programimin në Python. Ju mund të shikoni links në secilin blog në menunë majtas tek Planet Python.
Libra falas per Python

Dive into Python

Mark Pilgrim është autori i Dive Into Python, një libër i cili ka mbi dhjetë vite në treg, dhe ju ofrohet pa pagesë, fillimisht për versionin e vjetër në Python 2, si dhe në versionin më të fundit Python 3.

Në lidhje me platformën Django, ju sugjeroj të lexoni artikullin: Nje prezantim me platformen Django.

Një tjetër libër interesant dhe falas është dhe Automate the Boring Stuff with Python, me autor Al Sweigart. Eshte një libër i cili ia vlen të lexohet. Gjithashtu mund të shikoni në listën e librave të tjerë të Al Sweigart, në website të tij. Të gjithë librat ofrohen pa pagesë, por edhe me mundësinë t’i blini.

Një tjetër libër është Non-Programmer’s Tutorial for Python 3, të cilin mund të gjeni në WikiBooks.

Në disa rekomandime online, gjithashtu përmendet se ia vlen të lexohet Full Stack Python.

Në serinë e librave Obey the Testing Goat, është një variant në Python, me titullin Test-Driven Development. Ky libër është i fokusuar në programimin në Web, si dhe në testimin e aplikacioneve.

Një libër mjaft i vlefshëm është edhe Python 101 me autor Michael Driscoll, i cili nis me përshkrim të funksionaliteteve bazë në Python dhe të librarive standarte.

Nëse kërkoni më tepër udhëzime në lidhje me ndërtimin e lojrave me PyGame, ju sugjeroj Program Arcade Games with Python. E vecanta e këtij libri është se mund ta lexoni të përkthyer në disa gjuhë të huaja.

Si përfundim, ju sugjeroj të mos humbni kohë në gjetjen e literaturës në Python. Këto libra falas janë vetëm një pjesë e mundësive tuaja.

Exit mobile version