Categories: python ne shqip

Fillestar në Python

Gjate 15 viteve të fundit kam programuar në Java, dhe gjithashtu kam dhënë leksione në programimin Object Oriented në Java. Por, pak muaj më parë më sugjerojnë të mësoj Python dhe këtë vit të zhvilloj leksione për këtë gjuhë programimi. Nese edhe ju jeni fillestar ne Python, por deshironi të mësoni teknologji të reja, mund të lexoni këtë eksperience timen në Python.

Logo e Python https://www.python.org/

Fillimi i programimit në Python më intrigoi sapo lexova se me Python mund të ndërtohen aplikacione GUI për Desktop, aplikacione në Web, module në Shell të sistemit Linux si dhe për analizim të të dhënave. Kam nisur me Python 3 kështu që materiali ne blog bën fjalë për këtë version Python.

Cfarë është Python dhe cili version për t’u përdorur?

Për më tepër njohuri fillestare se cfare është Python dhe pak historik, ju sugjeroj te plotë tutorialin : https://www.tutorialspoint.com/python3/index.htm

Versioni 3 është versioni më i fundit, kështu që jua rekomandoj pikërisht këtë version.

Instalimi i Python

Për cdo reference ose instalim, është website zyrtar : https://www.python.org/

Me cilin editor mund të programoni më thjesht?

Ka shumë editorë që jua thjeshtojnë programimin në Python. VisualStudio code është njëri prej më të njohurve.
Eksperienca ime me Eclipse në Java ka qënë relativisht mirë vitet e fundit, kështu që me instalimin e plugin PyDev mund të mbaj këtë editor edhe për Python, mjafton të ndërrohet Workspace.

Sintaksa e Python

Python konsiderohet e lehtë për nga sintaksa, madje sugjerohet që programimi të nisë nga kjo gjuhë. Megjithatë sugjeroj që bazat e sintaksës të mësohen nga libra, dy prej të cilëve iua sugjeroj:

  1. Learn Python in 1 Day: Complete Python Guide with Examples.
    Ky libër i Python ështe me shumë shembuj, por duke eliminuar kode të gjatë e të ndërlikuar. Learn Python in one day përfshin konceptet komplekse të Python dhe e shqyrton atë në hapa të thjeshtë. Ky libër përfshin koncepte si klasat, objekte, N-shet, etj.
  2. Django for Beginners: Build websites with Python and Django.
    Ky libër është ju sqaron hap pas hapi për zhvillimin e aplikacioneve Web me Python dhe Django 2.1. Duke ndjekur shembujt e këtij libri, do të mësoni se si të ndërtoni, testoni dhe të bëni deploy pesë Website me funksionalitete të ndryshme, ku përfshihen një aplikacion blog, aplikacionin Bordi i mesazheve dhe një aplikacion me njoftime së bashku me komentet e lexuesit. Përveç kësaj, ky libër ju mëson gjithashtu veçori të ndryshme të Django dhe praktikat më të mira rreth modeleve, views, templates, regjistrimit të përdoruesve, testimit dhe deployment.

Ju mund të lexoni dicka më tepër në lidhje me platformën Django në artikullin : Django Framework.

Sidita Duli

Share
Published by
Sidita Duli

Recent Posts

Studime për Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science: program studimi Bachelor

Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…

3 muaj ago

Studime për Informatikë: lëndët dhe tregu i punës

Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…

5 muaj ago

Shkenca kompjuterike: profili dhe tregu i punes

Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…

5 muaj ago

Perdorimi i Notion ne vitin 2023

Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…

1 vit ago

Java dhe MySQL

Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…

1 vit ago

10 gjuhët e programimit për vitin 2023

Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…

1 vit ago