Categories: java

6 aftësi që një programues në Java duhet të mësojë në vitin 2020

Dy vitet e fundit kanë sjellë mjaft ndryshime dhe risi. Cdo programues në Java e di mirë rëndësinë e mbajtjes të azhornuar me versionin e ri të Java çdo 6 muaj, si dhe me lancimin e frameworks të njohur si Spring 5, Spring Security 5, dhe Spring Boot 2, etj.

Në fillim të vitit 2019, mendova se Java 10 ishte versioni më i ri i Java. Para se të përfundoja mësimin e risive të Java 10, kishin dalë tashmë në treg Java 11 dhe Java 12. Vështirë se kam mundësi dhe kohë për t’i parë në detaje teknikat e reja për këto dy azhornime të fundit, pasi erdhën mjaft shpejt dhe me shumë karakteristika të reja. Të tilla ndryshime ndodhën për teknologjinë e Spring Framework dhe Spring Securety. Duke tentuar të përshtas projekte aktuale në Spring 3.1 me versionin Spring 4.0 dhe Spring Securety 4.0 dhe tani befas kemi në treg versionet Spring 5.0 dhe Spring Securety 5.0.

Performanca ime e të mësuarit ka rënë vitet e fundit, duke u fokusuar vetëm në konsolodimin e njohurive në Git, Angular dhe React, në framework të njohura si Spring MVC, Spring Security dhe Boot Spring.

Ju mund të shikoni dhe për risi dhe trende te vitit 2020, për të ditur më shumë se cilat teknologji kërkohen aktualisht.

Në fakt për vitin 2020 ju sugjeroj pikërisht të keni në fokus teknologjitë më të njohura momentalisht dhe sa më tepër projekte në këto platforma që po përmend më poshtë:

1. DevOps (Docker dhe Jenkins)


Platforma DevOps

Gjatë vitit 2019 kam vërejtur se shumë kompani janë duke kaluar në platforma DevOps dhe duke përshtatur integrimin dhe deployment me këtë platformë. DevOps është mjaft e gjërë dhe kërkon të mësuarin e shumë mjeteve dhe principeve mbi të cilat bazohet. Por, nëse je një programues në Java prej disa vitesh, dhe nëse e ke me pasion menaxhimin e platformës, automatizimin dhe përmirësimin e strukturës, ju mund të beheni një Ing Software në DevOps.

2. Platforma Git

Platformat Git dhe GitHub

Git dhe Github janë bërë prej disa vitesh mjaft të njohura. Në fakt kam lidhur Git me projekte në Eclipse, por ende nuk jam bërë eksperte në komandat e Git. Mbase ende shumë programues nuk janë mësuar me komandat e Git sepse nuk kanë pasë nevojë, duke përdor SVN ose CVS. Por meqë shumë kompani janë duke kaluar projektet e tyre nga SVN ose CVS në Git, ndoshta këtë vit jemi në kohë për të mësuar komandat e Git.

3. Programues në Java 9, 10, 11, 12 mbase edhe 13

Sic e përmenda dhe më lart, jam ende duke parë në detaje risitë e Java 8, si shumë programues të tjerë. Gjithashtu do me duhet pak kohë të mësoj vecoritë e Java 9, Java 10, Java 11 dhe Java 12 në 2020. Për mendimin tim, Java 8 është parësore dhe do ju duhet ta përvetësoni mirë para se të kaloni në versionet më të e fundit në treg.

4.Unit testing

Kohët e fundit kam vënë re rendësinë e njësive testuese ose ndryshe Unit Testing. Ka disa frameworks që lehtësojnë implementimin dhe integrimin e njësive testuese, si Mockito dhe PowerMock për mocking objects, Robot Framework dhe Cucumber, si dhe libraria më e re JUnit 5.
Ka shumë gjëra për të mësuar për pjesën e testimit të aplikacioneve, dhe do vini re se sa më tepër të përmirësoheni në pjesën e testimit, aq më shumë do perfeksiononi aftësitë tuaja në programim, dukë u bërë një zhvillues profesionist.

5. RESTful Web Service

Platforma Rest

Një tjetër përmirësim që iua sugjeroj të bëni në vitin 2020 është përvetësimi i aftësive në implementim të RESTful Web Service të cilat përdorin teknologjinë Java Spring. Kjo duket se është një aftësi mjaft e kërkuar për zhvilluesit në Java, pasi shumë programues në Java dinë edhe platformën REST API.

6. programues në Android

Nëse nuk dini të programoni në mobile, për platformën Android, jeni ende në kohë që në vitin 2020 ti shtoheni numrit të madh të programuesve në këtë platformë.

Si përmbledhje, mund të them se sfida më e madhe e programuesve në Java është azhornimi me teknologjitë e reja. Përvec kësaj, të mësuarit e platformave të reja si Kotlin, DevOps janë gjithashtu sugjerime për programuesit në Java për vitin 2020.

Sidita Duli

Share
Published by
Sidita Duli

Recent Posts

Studime për Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science: program studimi Bachelor

Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…

4 muaj ago

Studime për Informatikë: lëndët dhe tregu i punës

Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…

5 muaj ago

Shkenca kompjuterike: profili dhe tregu i punes

Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…

5 muaj ago

Perdorimi i Notion ne vitin 2023

Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…

1 vit ago

Java dhe MySQL

Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…

1 vit ago

10 gjuhët e programimit për vitin 2023

Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…

1 vit ago