Duke qënë në fillimet e mia në Python prej pak javësh, kam ndarë me ju këtë përvojë në artikullin paraardhës ‘Fillestar në Python‘. Nëse edhe ti duhet të mësosh Python sa më shpejt të jetë e mundur, po ju prezantoj me një permbledhje për librin Python Crash Course.
Cover i librit Python Crash Course
Python Crash Course ju mëson bazat e programimit në Python. Ai përdor një mënyrë të të mësuarit të bazuar në projekte që fokusohen në aplikacione Python për: website, vizualizim të të dhënave, programim të Raspberry Pi.
Me autor Eric Matthes, Python Crash Course ka dalë në botimin e tij të dytë. Ai është një nga librat më të mirë për fillestarët në programim në Python.Ky libër ka stil të drejtpërdrejtë dhe zgjidhës i problemeve.
Ndërkohë që cdo gjuhe programimi kërkon kohën e saj për t’u perfeksionuar, Python Crash Course përshpejton procesin tuaj të të mësuarit duke siguruar bazat në konceptet e programimit në Python.
Në pjesën e parë është një permbledhje për librin Python Crash Course përmblidhen koncepte kryesore si variablat, strukturat e thjeshta të të dhënave, afishime në console dhe lexim të dhënash nga përdoruesit, listat, klasa dhe funksione, si dhe veprime me skedarë tekst.
Në fillim të secilit kapitull bëhet një përmbledhje e shkurtër se çfarë do të përmbajë kapitulli dhe çfarë do të mësojë lexuesi.
Pastaj kalon direkt tek kodi. Jo shumë kod, vetëm disa rreshta si një shembull. Dhe pastaj sqaron teorinë, thjesht për t’u rikthyer përsëri në kod në paragrafin tjetër.
Python Crash Course përdor një stil aspak të mërzitshëm: ndërthur teorinë dhe shembujt në kod në mënyrë që përdoruesi të mësojë dhe të shkruajë aplikacionin në të njëjtën kohë. Nuk ka asnjë faqe të mërzitshme të teorisë para shembullit, asnjë pjesë kodi pa shpjegim se çfarë do realizojë.
Pastaj ushtrime për tu zgjidhur nga lexuesi…
Pas disa faqesh, ju keni një seksion ‘Provoni vetë’ që përforcon konceptet që keni mësuar, pasi e nxit lexuesin të dalë nga zona juaj e rehatshme, duke ju sfiduar të zgjidhni problemet.
Pas pjesës me koncepte bazë të Python Basics, libri kalon në pjesën e dytë: Projektet. Nuk ka më kohë për teori. Në këtë pjesë ndërtohen aplikacione të mirëfillta si:
Këto janë projektet që lexuesi do i ndërtojë në pjesën e dytë të librit.. dhe janë projekte të veërteta. Jo probleme të vogla si “Nga numrat 0 në 100 të afishohen në ekran vetëm ato numra që plotpjestohen me 5 ose 3”.
Mbase PyGame nuk është shumë me interes për lexuesin student të Informatikës. Por dy projektet e tjera, që realizojnë një aplikacion me të dhëna statistikore për tu afishuar grafikisht, si dhe një webiste me framework Django janë perfekte për tu realizuar nga studentet.
Si përfundim për këtë permbledhje për librin Python Crash Course, mund të sugjeroj këtë libër interesant për të gjithë fillestarët në Python, të cilët nuk kanë kohë të humbin me 1000 faqe teori me shembuj të thjeshtë, por të kalojnë direkt në aplikacione konkrete.
Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…
Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…
Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…
Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…
Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…
Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…