Podcast janë emisione në formatin radiofonik, të cilët transmetohen në internet, dhe ofrohen pa pagesë. Podcast aktualisht përfshijnë informacione me tema të ndryshme, duke nisur nga teknologjia, financa, histori dhe arte, gjuhë të huaja, etj.
Podcast-et e parë datojnë në vitet ’80, me emrin “audioblogging”. U rikthyen në modë në vitin 2004, me krijimin e paisjeve iPod ose paisjeve te tjera portable digital audio playback devices.
Personalisht kam reduktuar ndjekjen e emisioneve televizive, duke shfrytëzuar kohën dhe mundësitë e marrjes së informacionit në media online, ndër të cilat edhe në podcast-e.
Ju mund të instaloni aplikacion Mobile, pa pagesë, i cili do bëjë lidhjen me Podcasts.
Për shembull, unë përdor aplikacionin Podcast Addict, për smartphone në Android.
Regjistrimin në një podcast mund t’a bëni duke shtuar RSS Feed të Podcastit që doni të ndiqni, në aplikacionin mobile, psh në Podcast Addict.
Gjithashtu, për secilin podcast të listuar më poshtë, po shënoj edhe linkun e RSS feed, në mënyrë që ju mund t’i merrni azhornimet.
Për t’u regjistruar në një podcast, ju mund të ndiqni këto hapa:
Tashmë jeni regjistruar në podcast. Ju mund të dëgjoni emisionet e kaluara, gjithashtu mund të merrni njoftimet për cdo emision të ri në podcast.
Në vijim, janë podcasts të mi të preferuar, të cilët ndjek më së shumti. Kategoritë janë : Mësimi i Gjuhës Gjermane dhe Programim.
Coffee Break German është mjaft i thjeshtë për t’u ndjekur, pasi është konceptuar t’a dëgjoni ndërkohë që konsumoni kafenë e mëngjesit. Cdo episod i Coffee Break German zgjat rreth 20 minuta. Përvec Coffee Break German, ju mund të gjeni edhe Coffee Break English, Spanish, Italian, Frech, Chinese dhe Swedish. Unë kam ndjekur vetëm episodet e German.
Easy German Podcast ju nxit të mësoni gjuhën gjermane nga biseda të përditëshme. Ky podcast nisi në vitin 2005, kur autori Janusz krijoi një dhuratë për dy studentë vietnameze, një video tutorial të gjuhës gjermane, i realizuar nga komunikimi me kalimtarë në Münster. Një vit më vonë, autori e publikoi këtë tutorial në YouTube dhe pati shumë popullaritet.
Me këtë ide të transmetimit të një komunikimi të përditshëm, nisi projekti Easy German, së bashku me aplikacionin Seedlang.
Warum nicht? është një bashkëpunim i Deutsche Welle me Goethe-Institut. Ky podcast është projektuar që të ju mësojë gjuhën gjermane sipas standarteve të përgjithshme europiane për gjuhët e huaja. Warum Nicht? përfshin nivelet nga A0 deri në B1 dhe përbëhet nga katër seri. Personazhi i këtij podcast është Andreas, student gazetarie. Të gjitha episodet përmbajnë elemente të mësimit të gjuhës gjermane, si ushtrime gramatike, përkthime, listë me fjalët e reja dhe një libër ku mund të testoni arritjet tuaja në gjuhën gjermane.
Një nga produksionet e DW është kursi RadioD. Materialet gjithashtu janë në manuscripts, ku mund të lexoni cdo dialog të zhvilluar në kurs.
Një gjuhë e huaj përfshin edhe njohjen e aktualitetit, kulturës dhe historisë së një vendi. Radiot WDR dhe B5 Aktuell do ju prezantojnë me aktualitetin në Gjermani, nëpërmjet emisioneve të tyre radiofonike.
Inside Java përmbledh shumë informacione në lidhje me programimin në Java. Të ftuar janë programues të njohur në Java. Diskutimet përfshijnë editorët dhe platformat, JVM, OpenJDK, plaftorma të sigurisë, si dhe histori suksesi të aplikacioneve në Java.
Coding Blocks transmeton një seri në muaj, me tema të design patterns, implementime baze të dhënash, dhe shumë sugjerime për programimin e orientuar nga objektet.
Developer Tea ka si ide të merrni një informacion ndërkohë që pini një caj pasdite. Cdo episod zgjat fiks sa një filxhan me caj të nxehtë, rreth 15-20 minuta. Cdo tre ditë shtohet një episod i ri, ku në fokus janë tema si komunikimi me klientin, përgatitja për një intervistë pune si programues, etj.
CodeNewbie është podcast i dedikuar programuesve të rinj, dhe kjo nënkuptohet nga vetë emri. Autori Saron Yitbarek interviston cdo javë një të ftuar dhe temat janë kryesisht rreth fillimeve të tyre në programim, puna e parë si programues, sfidat dhe sugjerimet për programuesit Junior, etj.
Front-End Happy Hour fton në panel programues software nga kompani si LinkedIn, Apple, Netflix, Twitch, Atlassian etj. Temat e diskutimit janë projektimi i aplikacioneve Web. Cdo dy javë është një episod i ri, i cili zgjat rreth një orë.
Software Engineering Daily transmeton mjaft informacione teknike në lidhje me zhvillimin e aplikacioneve software. Aktualisht janë rreth 200 episode, shumica prej tyre nga 1 orë, dhe me përmbajtje të detajuar rreth framworks te ndryshem.
RSS feed SoftwareEngineeringDaily
Këto janë podcast që dëgjoj më shpesh, por ju mund të kërkoni për tema nga më të ndryshme dhe intervista mjaft interesante në formatin radiofonik.
Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…
Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…
Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…
Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…
Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…
Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…