Fakulteti i Organizimit dhe Informacionit (FOI), pranë Universitetit të Zagrebit, Kroaci, në bashkëpunim me kompaninë kroate BrainIT, organizuan konkursin Case Study, në fokus kompaninë e programimit BrainIT.
Ky konkurs u zhvillua në platformë online, gjatë ditëve 14 – 21 Dhjetor 2020.
Universiteti i Shkodrës u përfaqësua nga studentët e Informatikës: Noel Ljarja, Suada Veka, Valmir Lumaj, Fatjon Kuçi, me drejtimin e pedagoges së Informatikës Dr. Sidita Duli.
Gjatë tre ditëve të para të konkursit Case Study BrainIT, skuadrat u njohën me strategjitë, synimet dhe planet e biznesit të kompanisë BrainIT.
Pikërisht, në fokus këto sfida të teknologjisë dhe marketingut, u hartua strategjia për 4 ditët në vijim, për të arritur në një prezantim final nga secila skuadër.
Gjatë konkursit Case Study BrainIT, studentët e Informatikës të Universitetit të Shkodrës u njohën me tregun e punës, me teknologjitë që përdoren në një rast konkret në një kompani kroate, mundësitë e zhvillimit të projekteve të reja si dhe me strategji marketingu për bashkëpunime ndërkombëtare. Ata arritën të prezantonin suksesshëm idenë për zhvillimin e aplikacioneve inteligjentë chatBot, si një shërbim i ri i kompanisë BrainIT.
Fillimisht duhet të nisni me vendet fqinje, pasi këto vende janë klientë potencialë. Ata ndajnë problematika të ngjashme me vendin tuaj, kështu që me shumë mundësi bashkëpunimi me to do jetë me interes dhe mjaft i mundshëm.
Për të arritë në bashkëpunime ndërkombëtare përtej oqeani, duhet të studioni mundësitë e tregut destinacion. Nuk rekomandohen vende të njohura si USA apo UK, pasi aty konkurenca është mjaft e madhe. Kompanitë në këto vende marrin cdo ditë mijëra ftesa për bashkëpunime.
Skuadra arriti në idenë se duhet të shtohen shërbime të reja, nga kompania BrainIT. Duke u bazuar në teknologjitë aktuale, nga framworks që kompania përdor aktualisht, mund të shtohet edhe shërbimi i chatBots, si strategji për të rritur interesin e kompanive të huaja. Për më tepër, nëse ky shërbim i bashkohet edhe projekteve aktuale, në fushën e Turizmit për shembull, plotësohet mundësia e një bashkepunimi të vazhdueshëm me të njëjtën kompani.
Detaj interesant i konkursit ishte njohja me platformat që përdor aktualisht kompania BrainIT. Më kryesoret janë:
Në artikullin 7 arsyet pse React është bërë kaq e njohur ju mund të lexoni pse kjo platformë po përdoret masivisht në ndërtimin e aplikacioneve Web.
Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…
Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…
Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…
Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…
Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…
Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…