Në këtë blog post, do trajtoj rolin e rrjeteve sociale për artikull shkencor, duke bërë një krahasim mes ResearchGate dhe Google Scholar. Gjithashtu do theksoj pse Scopus është indeksim mjaft me vlerë për punimet shkencore.
Photo by Dan Dimmock on Unsplash
Fillimisht po jap disa sugjerime, se si të rrisni impaktin e publikimeve tuaja.
Për të rritur numrin e citimeve dhe impaktin e punimeve tuaja shkencore, ju mund të ndiqni këto 10 teknika:
ResearchGate është rrjet social për kërkues shkencor dhe kërkimor. Mbi 15 milion anëtarë të këtij rrjeti social shpërndajnë dhe diskutojnë punimet e tyre.
Qëllimi i ResearchGate është të krijojë komunikim mes akademikëve në botën e shkencës. ResearchGate ofron mundësinë që autori të vendosë artikullin shkencor me akses të hapur, pra të lexohet pa pagesë për të gjithë. Disa nga benefitet e ResearchGate janë:
Në lidhje me RG Score, është bërë një studim i tillë nga Orduna-Malea, E.,Martín-Martín, A., Thelwall, M. & LópezCózar, E.D. 2017: Do ResearchGate Scores create ghost academic reputations? Journal of Scientometrics.
Rrjeti Social ResearchGate ka një tregues, i cili quhet RG Score. Ky tregues luan rolin e indeksit, e preferencës, dhe sa më i lartë të jetë ky indeks, aq më me nivel është puna kërkimore e autorit. Por a tregon drejtpërdrejt vetëm këtë gjë?
Ky indeks kombinon disa parametra, duke përfshirë rolin dhe ndikimin e publikimeve të kërkuesit, si dhe aktivizimin social në ResearchGate.
Aktivizimi ka të bëjë me pyetje dhe përgjigjet në këtë rrjet social. RG Score synon të masë reputacionin shkencor të bazuar në faktin se sa vlerësoret punimi juaj nga koleget tuaj në ResearchGate. Algoritmi i kësaj llogaritjeje është konfidencial.
Për pjesën e ndërveprimit me kolegë, matjet në artikull tregojnë se kërkuesit më aktivë kanë gjithashtu indeks më të madh se kërkues me të njëjtin nivel të punës kërkimore, por më pak aktiv në rrjet social RG. Raporti i saktë i këtyre komponentëve nuk dihet, por duke klikuar dhe kontrolluar, punimi ka arritur në përfundimin se:
RG Score ka katër parametra: Publikimet, Përgjigjet, Pyetjet, Ndjekësit në ResearchGate.
Një përafrim i RG Score për një autor mund të jetë :
publikimet: 50%; përgjigjet: 25%; pyetjet: 24%; ndjekësit: 1%.
Përseri theksoj se formula e saktë nuk dihet, ky është një përafrim.
Image by Photo Mix from Pixabay
Google Scholar është një motorr i vecantë kërkimi për artikujt shkencor. Ai gjen çdo artikull shkencor që është vendosur në faqet online ku ai kërkon.
Një mënyrë praktike për tu gjetur nga Google Scholar është të vendosni punimin tuaj në ResearchGate, dhe mund t’a promovoni punimin tuaj nga ky repository.
Nga artikulli : Thelwall,M. & Kousha,K. 2017: ResearchGate vs. Google Scholar: Which finds more early citations?
Scientometrics, eshtë analizuar se cili gjen më shumë artikuj, ResearchGate apo Google Scholars.
Rezultatet tregojnë se ResearchGate ende nuk sfidon Google Scholar me citime.
Megjithatë, ResearchGate ka indeksuar mjaft shpejt kohët e fundit shume citime si website i vetëm, dhe është bërë një burim për shumë akademikë, duke sfiduar Google Scholars në këtë drejtim.
Scopus mund t’ju ndihmojë që të kërkoni për një dokument specifik, të rritni lexueshmërinë e artikullit tuaj, duke e bërë të renditet në fillim të kërkimeve të fushës, të mbështetni punën kërkimore të organizatës ose institucionit tuaj.
Scopus ka të dhënat e renditura, literaturën shkencore, mjetet analitike për t’ju azhornuar me:
Aftësia për t’u gjetur në kërkime është po aq e rëndësishme sa cilësia e kërkimit shkencor.
Scopus bën të mundur gjetjen lehtë dhe promovimin e punës shkencore, duke siguruar akreditimin e artikullin dhe suportin e duhur për zhvillimin shkencor të autorit.
Scopus gjithashtu ofron mbështetje me fonde. Nëse ju vendosni një artikull cilësor si një evidencë të punës tuaj kërkimore, do bëhet diferenca mes fitimit të fondit ose jo. Kjo vlen edhe për projekte ndërkombëtare.
Parametrat CiteScore™ janë standart i ri i vlerësimit të citimeve dhe impaktit të tyre. Këto parametra janë të kuptueshëm, transparente, të azhornuar dhe free. Parametrat e CiteScore ju ndihmon të analizoni impaktin e gjithë titujve në databazën e Scopus.
CiteScore praktikisht është mesatarja e citimeve për dokument, që një artikull merr gjatë tre viteve të fundit.
Një CiteScore e vitit 2015 vlen për artikujt dhe seritë në Scopus (reviste, libra, proceedings) që kanë filluar të publikohen në 2014 ose më herët.
Për shembull, për të llogaritur një CiteScore në vitin 2015, do llogariten citimet e bëra në vitin 2015 kundrejt dokumenteve të publikuara 2012, 2013 ose 2014. Ky total pjestohet me numrin e dokumenteve të indeksuara në Scopus, të publikuara në 2012, 2013, 2014.
CiteScore llogaritet në bazë vjetore, e cila tregon mesataren e citimeve për një vit të plotë kalendarik. Por impakti mund të ndryshojë më shpejt, prandaj CiteScore Tracker mundëson një pamje se si po performon një titull përgjatë vitit, duke bërë përllogaritje mujore.
Me shpresën që punimet e juaja të jenë të suksesshme dhe të rekomanduara nga akademike e kolegë, mirëpres sugjerime dhe bashkëpunime të reja.
Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…
Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…
Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…
Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…
Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…
Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…