Categories: java

7 arsyet pse React Native është bërë kaq e njohur

Në këtë artikull do përshkruaj shkurtimisht React Native, si një framework tashmë mjaft e njohur, si dhe disa arsye pse është bërë e preferuara e shumë programuesve në web dhe në mobile.

Photo by James Harrison on Unsplash

Menjëherë pasi Facebook prezantoi React Native Framework, tregu i aplikacioneve mobile pati një zhvendosje drejt kësaj platforme të re. Prandaj merr rëndësi të kuptuarit e cilësive të kësaj platforme.

Karakteristika të React Native

Pesë karakteristika të përgjithshme të kësaj platforme janë:

  1. Një platformë ku mund të implementohen aplikacione native në iOS, Android dhe Windows.
  2. Kjo platformë përdor urë lidhëse për të përkthyer të gjitha kodet nga JavaScript në gjuhën mbi të cilën është implementuar paisja mobile, përkatësisht Java për paisjet në Android, dhe Objective-C për paisjet në iOS.
  3. React Native përdor të njëjtin standart UI për ndërtimin e blloqeve, si aplikacionet në iOS dhe në Android.
  4. Platformë që krijon zgjidhje të shpejta dhe eficente për aplikacionet mobile dhe web.
  5. Kjo platformë është përdorë për të ndërtuar aplikacione si Facebook, Instagram, Skype, Airbnb, Walmart, Tesla, si dhe shumë aplikacione tjera. Besoj se kaq është e mjaftueshme.
7 Arsye pse React Native u bë kaq e njohur

Shtatë arsyet pse kjo platformë u bë menjëherë shumë e njohur, mendoj se janë këto:

  1. Zhvillim i shpejtë i aplikacionit, pa pasë nevojë për rikompilim.
    React Native lejon zhvilluesit e aplikacioneve mobile të ndërtojnë mjaft shpejt aplikacionet duke përdorë komponentë të gatshëm. Disa komponentë të tjerë që nuk ofrohen të gatshëm, duhen programuar nga fillimi.
    Sidoqoftë, duke parë azhornimet e fundit, gjithmonë e më shumë komponentë po vihen në dispozicion të kësaj platforme.
  2. UI dhe performanca mjaft e mirë.
    React funksionon në mënyrë të pavarur nga UI, duke mbajtur një performancë të lartë të aplikacionit. Implementimi hibrid shfaqet si kombinim i JavaScript, HTML dhe CSS.
  3. Resurse të thjeshta për t’u gjetur.
    Shumë zhvillues preferojnë React vetëm për faktin se përdor JavaScript, e cila është tashmë e njohur për to. Kjo bën që React të mos ketë asgjë të re apo të panjohur për programuesit.
  4. Një framework për disa platforma.
    React Native lejon kopjimin e kodit ndërmjet iOS dhe Android. Në fakt shumë funksionalitete duhen shkruar nga fillimi, por disa të tjerë ekzistojnë si paketa.
    Gjithashtu, ju vjen në ndihmë komuniteti i programuesve, të cilët shtojnë cdo ditë mjete të reja, falas dhe me kod të hapur.
  5. Kodi mund të ripërdoret.
    Kjo cilësi e React Native bën që programuesit të mos shkruajnë kodin disa herë për të njëjtën logjike të funksionalitetit.
    Gjithashtu, kjo gjë bën që aplikacioni të jetë i qëndrueshëm dhe funksional në një gamë të gjërë paisjesh mobile. Kodi përdoret mesatarisht në shkallën 90% mes paisjeve Android dhe iOS.
  6. Produktiviteti në rritje.
    React Native rrit mjaftueshëm produktivitetin dhe zvogëlon kohën e zhvillimit të aplikacionit. Programuesi mund të ketë në ekzekutim një version të aplikacionit, ndërkohë që implementon versionin e ri dhe përmirëson ndërfaqen.
  7. Qëllimi i përdorimit të kodit Native.
    React Native shkrin natyrshëm komponentët Native që mund të jenë në Java, Objective-C ose Swift. Performanca rritet ndjeshëm pikërisht nga kjo përshtatje dhe lidhje bashke e komponentëve Nativ.

Mund të sugjeroj përdorimin e React Native në të gjitha rastet e ndërtimit të aplikacioneve të thjeshta, me buxhet të limituar, me ndërfaqe të thjeshtë UI.

Sidita Duli

Share
Published by
Sidita Duli

Recent Posts

Studime për Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science: program studimi Bachelor

Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…

3 muaj ago

Studime për Informatikë: lëndët dhe tregu i punës

Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…

4 muaj ago

Shkenca kompjuterike: profili dhe tregu i punes

Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…

5 muaj ago

Perdorimi i Notion ne vitin 2023

Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…

1 vit ago

Java dhe MySQL

Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…

1 vit ago

10 gjuhët e programimit për vitin 2023

Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…

1 vit ago