Shkenca kompjuterike: profili dhe tregu i punes

Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike.
Po cili është profili profesional dhe ku dallon nga Informatika? Në këtë artikull po bëj një përmbledhje të këtij programi studimi.

Profili profesional i programit Shkenca Kompjuterike

Shkenca Kompjuterike është fusha e studimit të sistemeve kompjuterike, kryesisht nga ana software. Këtu përfshihen ana teorike, projektimi, zhvillimi dhe ndërtimi i aplikacioneve Software.

Fusha kryesore të shkencave kompjuterike janë:

  • Inteligjenca Artificiale,
  • Rrjetet kompjuterike,
  • Siguria e sistemeve kompjuterike,
  • Sistemet e bazës së të dhënave,
  • Inxhinieri Software,
  • Bioinformatikë,
  • Data Science.

Terma të tillë si : AI and machine learning, Robotic, Cybersecurity, Cloud Computing, Bioinformatics, Big Data, Data Science, UX design dhe Internet of things (IoT) janë specializime të Shkencave Kompjuterike.

Dallimi mes studimeve për Informatikë nga Shkenca Kompjuterike.

Nëse Shkenca Kompjuterike përfshin studimin e sistemeve software në tërësi, Informatika fokusohet në procesimin e informacionit. Ajo i trajton sistemet kompjuterike nga këndvështrimi i individit apo kompanisë.

Një artikull të zgjeruar për studimet për Informatikë mund t’a gjeni këtu.

Nuk mund të caktoj njërën nga këto dy programe si më të mirë apo më pak të mirë, pasi secili prej tyre ju drejton në një karrierë të ndryshme nga tjetri, duke vijuar me specializime të ndryshme.

Tregu i punës për profilin Shkenca Kompjuterike

Thuajse cdo industri përfshin punë në këtë profil. Mundësitë e punësimit varen nga aftësitë e juaja, qëllimi dhe vlerat që ju keni.
Po listoj disa profile punësimi që mund të arrini me studimet në Shkenca Kompjuterike:

  • Zhvillues aplikacionesh Software (Software Developer). Ky profil pune synon projektimin dhe realizimin e aplikacioneve për sisteme kompjuterike.
  • Administrator i Bazës së të Dhënave (Database Administrator) . Ky profil pune përfshin zhvillimin e resurseve të të dhënave, për të ruajtur dhe për të marrë informacionin e një biznesi ose organizate. Gjithashtu analizon dhe vlerëson kërkesat e përdoruesit për këto resurse.
  • Analist sistemeve kompjuterike (System Analyst). Ky profil pune përfshin analizimin dhe aksesimin e sistemeve kompjuterike të një organizate. Analiza përfshin edhe sugjerime për ndryshme të domosdoshme që rrisin eficensën e sistemit në tërësi.
  • Zhvillues aplikacionesh Web (Web Developer). Ky profil pune përfshin krijimin e strukturës teknike për website-n e biznesit apo organizatës.
  • Analist i Sigurisë së Sistemit Informatik (Information Securety Analyst).  Ky profil pune përfshin analizimin dhe mbrojtjen e sigurisë të sistemit kompjuterik, rrjetit kompjuterik, website-ve të organizatës nga sulmet kibernetike.
  • Kërkues Shkencor i Sistemeve Kompjuterike (Computer Research Scientist). Ky profil pune është inovativ pasi përfshin punë kërkimore në inovacionin kompjuterik në shkencë, biznes apo mjekësi.

Mendoj se tipar themelor i një studenti të Shkencave Kompjuterike është aftësia për të zgjidhë probleme, ajo që në anglisht quhet problem solving. Mendoj se kjo speficikisht ndikon ndjeshëm në karrierë në secilin nga këto profile pune që sapo përmenda më lart.

 

Exit mobile version