Categories: mesimdhenie

6 mite ne lidhje me Universitetin dhe Informatiken

Në këtë artikull po ndalem tek disa mite (jo gjithmonë të vërtetë), në lidhje me studimet në Universitet, dhe tregun e punës.

1 – në fund ju merrni vetëm një certifikatë.

E gabuar. Cdo program studimi, në miratimin e tij përcaktohet qartë diploma, titulli dhe suplementi i diplomës. Studimet Universitare, në asnjë lloj cikli studimesh, nuk përfundojnë me Certifikatë, por me Diplomë, me titullin përkatës.
Certifikata pjesëmarrje kanë kurset, trajnimet, konferencat, etj.

2 – Në Universitet shkruhet ende në tabelë (White Board).

E vërtetë, për aq kohë sa komunikimi kërkon shënime për skema dhe diagrama të ndryshme. Personalisht shprehem më mirë duke i shkruajtur titujt, dhe këto shënime më ndihmojnë në komunikim.

3 – Mungojnë librat dhe Laboratoret.

E gabuar. Për shumicën e lëndëve, materialet janë në shqip, mundësisht online, sic mund t’i gjeni në linkun Ushtrime.
Gjithashtu, infrastruktura laboratorike, në të gjitha Universitetet Shqiptare ku kam qënë prezent, është shumë bashkëkohore.
Universitetin e Shkodres, aktualisht janë 3 laboratorë Informatike mjaft modern.

4 – Diploma njihet edhe jashtë vendi.

E vërtetë. Shumë studentë të Universiteteve në Shqipëri, janë pjesë e projekteve Erasmus+ Mobility. Gjithashtu, shumë studentë që kanë përfunduar studimet Bachelor në Shqipëri, kanë vazhduar studimet Master në Universitete të huaja, pa humbur asnjë vit për ekuivalentimin e diplomes shqiptare.

5 – Shume aftësi praktike nuk mesohen në Universitet

E vërtetë, sidomos në degën e Informatikes. Cdo vit shtohen platforma të reja, të cilat mësohen në projekte konkrete në punë. Personalisht jam e mendimit se Universiteti të jep konceptet bazë të fushës së studimit, parime të programimit, web-it, bazës së të dhënave. Framework të ndryshëm zhvillohen cdo vit. Na mbetet t’i studiojmë në vazhdimësi.

6 – Pas diplomimit, punësimi është sfida më e veshtirë.

E vërtetë. Sfida e rradhës është punësimi. Ju sugjeroj të filloni me mundësi intership-i që zhvillojnë kompani të ndryshme në vend. Gjithashtu, krijoni një profil në rrjete sociale, pasi mund të kontaktoni me personat e duhur, dhe pa pasë njohje personale me to.
Krijoni llogari në LinkedIn, programuesit edhe në GitHub.
Mund të krijoni një ide edhe me artikullin për punësim online.

 

 

Sidita Duli

Share
Published by
Sidita Duli

Recent Posts

Studime për Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science: program studimi Bachelor

Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…

3 muaj ago

Studime për Informatikë: lëndët dhe tregu i punës

Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…

5 muaj ago

Shkenca kompjuterike: profili dhe tregu i punes

Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…

5 muaj ago

Perdorimi i Notion ne vitin 2023

Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…

1 vit ago

Java dhe MySQL

Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…

1 vit ago

10 gjuhët e programimit për vitin 2023

Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…

1 vit ago