Cdo gjuhë programimi mundëson mbështetje për kanalet standarte inputi outputi, ku programi mund të lexojë të dhëna nga tastjera dhe mund të afishojë rezultatin në ekran. Në rastin e C dhe C++, kanale të tilla standarte janë STDIN, STDOUT dhe STDERR.
Në mënyrë të ngjashme, Java mundëson tre rrjedha standarte të dhënash:
- Standart Input : ky është një kanal rrjedhe të dhënash që i kalon programit të dhënat që përdoruesi jep nga tastjera. Ky kanal përfaqsohet si System.in
- Standart Output : ky është një kanal rrjedhe të dhënash që kalon të dhënat e programit drejt ekranit, që është komunikuesi standart i një rezultati. Ky kanal komunikimi përfaqsohet si System.out
- Standart Error : ky është kanali standart i afishimit të gabimeve. Ky kanal komunikimi përfaqsohet si System.err
Shembull:
Në këtë shembull, lexohet nga tastjera duke përdorë objekt të InputStreamReader. Leximi ndalon kur përdoruesi shtyp ’q‘.
import java.io.*;
public class LeximNgaConsola {
public static void main(String args[]) throws IOException {
InputStreamReader cin = null;
try {
cin = new InputStreamReader(System.in);
System.out.println("shtypni rradhe karakteresh, ose karakterin 'q' per te perfunduar.");
char c;
do {
c = (char) cin.read();
System.out.print(c);
} while(c != 'q');
}
finally {
if (cin != null) {
cin.close();
}
}
}
}
Një shembull ekzekutimi mund të jetë :
shtypni rradhe karakteresh, ose karakterin ‘q’ per te perfunduar.
1 1 e e q q