Kategori
mesimdhenie

6 ide per punesim online

Në vitin 2021, punësimi online është më thjesht se asnjëherë. Meqë jemi në prag të verës dhe keni shumë më tepër kohë të lirë, pse të mos provoni këto ide për punesim online. Do ju duhet vetëm një abonim interneti.

Photo by James Harrison on Unsplash

Lajmi i mirë është se çdokush mund të punojë online, pavarësisht nëse jeni një artist, një teknik, shkrimtar ose i apasionuar pas fotografisë.

Në këtë blog po shënoj një listë me ide biznesi në internet, të cilën ju mund t’a filloni me pak ose aspak kosto. Ju sugjeroj të shfrytëzoni pak kohë të lirë gjatë muajve të verës.

1. Shkrim blog/artikuj/tutoriale

Pagesa është mesatarisht 35$ për orë / 0.5$ për fjalë.

Po e nis nga ajo që unë preferoj më shumë, pjesa e shkrimit.
Në anglisht quhet Technical Writer, dhe konsiston në shkrimin e artikujve, blog post, apo dhe libër ebooks, manuale, etj.

Shumica e faqeve të internetit kanë të integruar pjesë blogu. Këto hapësira kërkojnë mirëmbajtje dhe plotësim të vazhdueshëm me tekst dhe foto. Ju mund të bëni vetëm pjesën e shkrimit.

Shpesh bizneset kryejnë pjesën e shkrimit nga staf i jashtëm, i punësuar në bazë të numrit të artikujve që realizon. Në freelancer.com mund të gjeni mjaft kompani që kërkojnë staf për pjesën e blogut.

Ju sugjeroj të fokusoheni në një natyrë shkrimi, psh shkrim teknik për financë, për udhëtime, për lifestyle, për psikologji, etj.

2. Menaxher i rrjeteve sociale

Pagesa fillon nga 20$ deri në 50$ për orë. Pas 3 vitesh eksperience arrin në 100$ për orë.

Në anglisht quhet Social Media Manager, dhe konsiston në administrimin e rrjeteve sociale të një influencer apo të një biznesi.

Në ditët e sotme nuk mund të perceptohet që një biznes të mos jetë i pranishëm në rrjetet sociale, me reklama dhe evente. Nëpërmjet rrjeteve sociale, një kompani arrin në një audiencë masive dhe mund të lidhet direkt me konsumatorët.

Pjesa e menaxhimit të rrjeteve sociale zakonisht kryhet nga staf i jashtëm, i cili punësohet në bazë të orëve të punës.

Nëse jeni person që shpenzoni orë të tëra në rrjetet sociale, pse të mos krijoni dicka fitimprurëse, në varësi të kohës tuaj të lirë.

Për këtë ju sugjeroj të përditësoni profilin tuaj në LinkedIn, pasi shumë biznese po përdorin këtë rrjet për të gjetë staf të ri.

3. Ofroni Modele email-i

Pagesa nis nga 10$ për model (template).

Një nga mënyrat më tradicionale për të komunikuar me klientin është nëpërmjet postës elektronike. Shumica e bizneseve dërgojnë njoftime me email për të mbajtur të angazhuar konsumatorët e tyre.

Ju mund të keni fitime online duke shitur modele (template) email-esh. Kjo konsiston në krijimin e një modeli të përgjithshëm i cili më pas mund të personalizohet nga biznesi.

Ju gjithashtu mund të bëni disa modele të dizenjuara paraprakisht, të cilat mund t’i shisni online.

Një cmim mesatar për një model Responsive (që përshtatet me pc dhe me smartphone) nis me $29 modeli.

4. Ofroni Shërbime të Konsulencës SEO.

Pagesa është mesatarisht 50$ për orë.

Optimizimi i Motorëve të Kërkimit (SEO) është një pjesë shumë e rëndësishme e një biznesi. SEO ka si synim të përmirësojë përmbajtjen e website, në mënyrë që të shfaqet në fillim të listës së kërkimeve në Google.

Ju mund të mësoni disa teknika të SEO. Pasi të dini këto teknika, ju mund të ndihmoni pronarët e bizneseve t’i aplikojnë në website-n e tyre.

Ju mund të ofroni shërbime të këshillimit SEO, si për shembull konsultim në bazë projekti, ose shërbime konsulte mujore.

5. Dizajn për website.

Pagesa për një temë WordPress-i është mesatarisht 55$.

Dizajni i një website konsiston në skema grafike të quajtura themes.

Kompozimet e themes përfshijnë kombinimin e ngjyrave, tekstit, si dhe pozicionimin e elementëve në ndërfaqen web.

Nëse keni aftësi në kombinimin e ngjyrave dhe elementë të grafikës, me shumë pak njohuri shtesë ju mund të krijoni themes per WordPress, dhe t’i shisni në internet.

Statistikat tregojnë se cdo ditë hapen 500 website të rinj në WordPress. Secilit prej tyre i duhet një theme. Kështu që mendojeni edhe këtë opsion.

6. Shisni fotografi artistike online

Pagesa varion, por përqindjet e fitimeve janë në një mesatare 20% e cmimit të fotos.

Për të apasionuarit pas fotografive, ju nxit këtë ide për pune online: të shisni foto artistike, pamje ose krijime tuaja online. Në anglisht quhet Stock Photography.

Bizneset përdorin fotografinë si element të domosdoshëm në cdo reklame dhe website. Ju mund të krijoni fotografi që njerëzit mund t’i përdorin.

Pjesa më e madhe e bizneseve përdorin imazhe të përgjithshme, si ushqimi, peisazhe, pamje ku në fokus është një element i vetëm grafik. Këto kompozime tuaja mund t’i shisni online, dhe ju paguheni cdo herë që dikush shkarkon foton tuaj.

Per informacion se ku mund të shisni imazhe online, ju rekomandoj këtë artikull https://expertphotography.com/sell-photos-online/

Shpresoj të kem nxitur një ide per punesim online, duke u nisur nga ajo që ju dini të bëni mirë, nga një hobbi juaj ose nga dicka që mund të mësoni thjesht.