Variablat statik

Variablat e klasës, ose ndryshe variablat statik, deklarohen me fjalën çelës statik, brenda një klase, por jashtë çdo metode apo konstruktori. Ato do jenë vetëm një kopje për çdo klasë, pavarësisht se sa objekte krijohen. Variablat statik shpesh deklarohen si konstante, pra me fjalën çelës final dhe static, gjë që pengon ndryshimin e vlerës fillestare.
Variablat statik ruhen në memorie statike në mënyrë të pavarur nga ndonjë objekt i klasës. Ato krijohen sapo starton programi, dhe fshihen kur ndalon ekzekutimi i programit. Zakonisht këto variabla deklarohen publik, që te aksesohen nga klasat e tjera. Rregullat për vlerën default të tyre janë njësoj si për variablat e instancës. Këto variabla aksesohen nëpërmjet emrit të klasës.

Shembull

import java.io.*;
public class Nenpunes {
 // variabli nr total i nenpunesve si variabel static
 private static int nrTotal;
 // variabli departamenti si variabel konstant dhe static
 public static final String DEPARTMENT = "Development ";

 public static void main(String args[]) {
  nrTotal = 22;
  System.out.println(DEPARTMENT + "ka nr total punonjesish:" + nrTotal);
 }
}

 

Në console :

Development ka nr total punonjesish:22

 

Exit mobile version