Variablat lokal

Variablat lokal deklarohen brenda një metode, konstruktorit ose brenda një blloku instruksionesh. Ato përdoren vetëm në zonën brenda të cilës janë deklaruar. Nqs janë deklaruar brenda një metode, atëherë mund të përdoren vetëm brenda saj. E njëjta rregull vlen për zonën e konstruktorit apo të një blloku instruksionesh.

Variablat lokal fshihen sapo mbaron ekzekutimimi i instruksioneve të zonës ku është deklaruar variabli. Për këto variabla nuk funksionojnë rregullat e aksesimit, sepse ato njihen vetëm brenda kësaj zone ku janë deklaruar. Këto variabla nuk kanë një vlerë të gatshme (default), prandaj duhen deklaruar dhe inicializuar pa nisë përdorimi i tyre.

Shembull

Në shembullin e mëposhtëm, variabli modeli është një variabël lokal i deklaruar brenda metodës modeliIOres, prandaj zona e këtij variabli është kjo metodë. Në qoftë se ky variabël nuk inicializohet, do afishohet mesazh gabimi gjatë kohës së kompilimit.

public class TestVariables {
 public void modeliIOres() {
  String modeli="";
  modeli="Verde";
  System.out.println("Modeli i ores eshte eshte : " + modeli);
 }
 public static void main(String args[]) {
  TestVariables test = new TestVariables();
  test.modeliIOres();
 }
}

 

Në console:

Modeli i ores eshte eshte : Verde

 

Exit mobile version