Një program në Java mund të konsiderohet si një koleksion objektesh që komunikojnë nëpërmjet metodave. Le të zgjerojmë më tej konceptin e klasës, objektit, metodës dhe variablave të instancës (atributeve).
- Objektet kanë gjendje dhe sjellje. Për shembull një qen ka gjendjen: ngjyrë, emër, por gjithashtu ka edhe sjelljen si lojërat dhe ushqimi. Një objekt është një instancë e një klase.
- Klasa mund të përkufizohet si një shabllon që përshkruan gjendjen dhe sjelljen e objektit.
- Metoda është një sjellje. Klasa mund të përmbajë shumë metoda. Në këto metoda shkruhet veprimet që do kryhen, të dhënat që do përpunohen dhe çdo veprim që do ekzekutohet.
- Variablat e instancës, ose ndryshe atributet përmbajnë vlerat e gjendjes të objekteve.