Video tutorial ne Java

Photo by James Harrison on Unsplash

Konfigurimet dhe lidhja me databazën mësohen më thjesht nëpërmjet projekteve dhe video tutorial ne Java. Prandaj, po ndaj me ju disa shembuj dhe guida, në shqip, për lidhjen me databazën, si dhe ushtrime me ndërfaqen grafike.

Aplikacione me ndërfaqe grafike

Një nga aplikacionet më praktik që mund të ndërtoni në Java janë ato me ndërfaqen grafike, pra me Graphical User Interface (GUI). Kjo ndërfaqe mundëson komunikimin në aplikacion me butona, hapsira tekst, etiketa, etj.

Ndërfaqja grafike e bën më të lehtë punën e përdoruesit. Shumica e aplikacioneve aktualisht janë me ndërfaqe grafike. Prandaj, në këtë moment mund të nisni me disa shembuj të thjeshtë sic janë vendosja e butonave, etiketave, sfondi me ngjyra të ndryshme, lloji i shkrimit në dritaren e aplikacionit, etj.

Një set shembujsh në Java, me elemente të ndërfaqes grafike, do e gjeni në linkun më poshtë. Secili prej këtyre shembujve është me komente dhe afishime në shqip.

>>Kliko per shembuj me nderfaqe grafike (GUI)

Për të pasë më të thjeshtë punën në ndërtimin e aplikacioneve me ndërfaqe grafike, ju sugjeroj të përdorni editorin NetBeans IDE. Kjo për faktin se përvec dritares për kodin (Source), ka edhe pjesën e grafikës (Design).

Pjesa Design ju lejon të editoni ndërfaqen grafike duke shtuar elementet direkt në ndërfaqe, duke i pozicionuar sic do duken në aplikacionin përfundimtar.

Për të filluar, mund të ndërtoni një program që lejon përdoruesin të vendosë dy numra, dhe afishon shumën e tyre. Në dukje është i thjeshtë, por ky aplikacion përmban elemente kryesore të cilët janë në çdo program, si për shembull butoni, etiketa apo hapësira tekst.

Një tutorial në shqip, për ndërtimin e një aplikacioni grafik në Java, do e gjeni në linkun më poshtë.

>>Kliko per te shkarkuar falas tutorial per ndertimin e aplikacioneve me nderfaqe grafike

Të gjitha hapat e nevojshëm për ndërtimin e një aplikacioni me elemente të ndërfaqes grafike, janë të realizuara në këtë video tutorial në Java.

Aplikacioni është ndërtuar në editorin NetBeans IDE, dhe përmban elemente të ndryshme si etiketa, buton, hapsirë tekst, combo dhe option box.

Lidhja me platformen GitHub

Nëse doni të paraqitni aplikacionin tuaj në një platformë të posatshme për programues, ju rekomandoj t’a vendosni në platformën GitHub.  Profili juaj në GitHub mund të shërbejë si një Curriculim Vitae për aftësitë tuaja në programim.

Detyrat e kursit dhe projektet tuaja gjatë viteve të universitetit, ju rekomandoj t’i vendosni në profilin tuaj në GitHub.

 

Projektet në lëndën Java, do i prezantoni nga profili juaj në GitHub.

Për projektet në Java, ju mund të bëni lidhjen e editorit NetBeans IDE me platformën GitHub.

Në ndihmë ju vjen Guida, e cila është në shqip, dhe do ju orientojë në lidhje me platformën GitHub.

>>Guide per lidhjen e NetBeans me platformen GitHub

Gjithashtu, ju sugjeroj të praktikoni sa më shumë shembuj të thjeshtë të aplikacioneve me ndërfaqe grafike. Për shembull, mund të ndërtoni:

  • një makinë llogaritëse,
  • një aplikacion menaxhimi bar-restoranti,
  • një aplikacion prenotimi udhetimi në një agjensi turistike.

Keto dhe shumë projekte të ngjashme do ju bëjnë ekspert në ndërtimin e aplikacioneve grafike në Java.

Aplikacione që lidhen me një bazë të dhënash në MySQL

Shumica e aplikacioneve aktuale kanë komponent të tyre një bazë të dhënash (database).

Për këtë, fillimisht po lidhim një projekt në Java, me një bazë të dhënash në MySQL.

Veprimet me bazë të dhënash kërkojnë pjesë kodi në Java dhe në SQL, për bazën e të dhënave relacionale në MySQL.

>>Shkarko falas Guiden per pjesen e kodeve SQL ne lidhjen e Java

Në këto tip ushtrimesh ju rekomandoj editorin Eclipse IDE, pasi fokusohet në pjesën e kodit. Për të lidhë Eclipse me sistemin MySQL, ju vjen në ndihmë Guida për të bërë konfigurimet përkatëse.

>>Guide falas me konfigurimet e MySQL ne Eclipse IDE 

Lidhja me bazën e të dhënave konsiston në implementimin e kodeve në SQL, ose ndryshe në gjuhën e bazës së të dhënave. Një set me ushtrime për pjesën me SQL, përfshijnë shembuj:

  • për krijimin e një baze të dhënash,
  • për krijimin e një tabele në bazën e të dhënave,
  • për afishimin e të dhënave të një tabele, në Console,
  • për të përzgjedhë një të dhënë në tabelë,
  • për të shtuar një rresht të ri në tabelen në bazën e të dhënave,
  • për të edituar një të dhënë në tabele.

Më poshtë keni një material mjaft interesant me shembuj të zgjidhur, të cilat realizojnë secilin prej këtyre veprimeve me bazën e të dhënave në MySQL. Secili prej shembujve është me komente në shqip.

>>Kliko per te lexuar shembujt ne Java qe ruajne te dhenat ne nje Database MySQL

Në ndërtimin e një aplikacioni në Java, me ndërfaqe grafike, dhe që ruan të dhënat në një bazë të dhënash MySQL, ju sugjeroj të ndërtoni një projekt në Maven, në editorin NetBeans IDE. Zgjedhja është e tillë sepse:

  • editori NetBeans ofron thjeshtësi në aplikacionet me ndërfaqe grafike,
  • struktura Maven e realizon më thjesht lidhjen me bazën e të dhënave.

Duke ndjekë hapat në këtë video-tutorial, do ndërtoni nje aplikacion në Java, të strukturuar sipas Maven, i cili interpreton kerkesat SQL.

Duke shpresuar që këto shembuj dhe video-tutoriale të ju vijnë në ndihmë, i rikthehem kodit…