Sistemet e shfrytezimit janë në disa lloje, në bazë të kompjuterit ku ato implementohen. Në këtë artikuj po listoj sistemet e shfrytezimit bashkë me sistemin kompjuterik për të cilin janë krijuar.
Sistemet e shfrytezimit për kompjutera Mainframe
Mainframe janë kompjuterët gjigande të cilët ende gjenden në përdorim në qendrat e të dhënave.
Këto kompjuterë dallojnë nga kompjuterët personale nga kapaciteti I/O i tyre. Është diçka jo e pazakontë që një mainframe të ketë 1000 disqe dhe të dhëna të ruajtura që kapin madhësinë mijëra gigabajt. Mainframe të tillë përdoren dhe si serverë në botën e Web, gjithashtu dhe në biznese me sasi të madhe transaksionesh.