Llojet e sistemeve të shfrytëzimit

Sistemet e shfrytezimit janë në disa lloje, në bazë të kompjuterit ku ato implementohen. Në këtë artikuj po listoj sistemet e shfrytezimit bashkë me sistemin kompjuterik për të cilin janë krijuar.

Sistemet e shfrytezimit  për kompjutera Mainframe

Mainframe janë kompjuterët gjigande të cilët ende gjenden në përdorim në qendrat e të dhënave.

Këto kompjuterë dallojnë nga kompjuterët personale nga kapaciteti I/O i tyre. Është diçka jo e pazakontë që një mainframe të ketë 1000 disqe dhe të dhëna të ruajtura që kapin madhësinë mijëra gigabajt. Mainframe të tillë përdoren dhe si serverë në botën e Web, gjithashtu dhe në biznese me sasi të madhe transaksionesh.

Sistem Mainframe

Foto e sistemi Mainframe, IBM System Z9,
Burimi : Ing. Richard Hilber, Public Domain,
https://commons.wikimedia.org/w/index.php?curid=8724964

Sistemet e shfrytëzimit për mainframe kryesisht realizojnë një proçes në një moment të caktuar dhe shumica e këtyre proçeseve kërkojnë ndërveprimin e I/O. Kryesisht ofrohen tre tipe shërbimesh : batch, transaction proçessing dhe timesharing. Një sistem batch është i tillë që proçeson një punë rutinë e cila nuk ka nevojën e ndërveprimit të përdoruesit. Në magazinat e shitjeve ose në kompanitë e sigurimeve shumë proçese janë të tilla.

Sistemet e transaction proçessing trajtojnë një numër të madh kërkesash, psh kontrolli i veprimeve në një bankë, ose në rezervimet në një kompani ajrore. Secila prej këtyre punëve është e vogël por sistemit i duhet të proçesojë mijëra të tilla në sekondë. Të tilla sisteme lejojnë shumë përdorues të ekzekutojnë punë në një moment të caktuar, siç mund të jetë ndërveprimi dhe marrja e të dhënave nga një database.
Një sistem shfrytëzimi mainframe mundëson të gjitha këto. Sisteme të tillë mund të jenë OS/390, variant i OS/360.

Sistemet e shfrytezimit per Server

Një nivel më poshtë janë sistemet e shfrytëzimit për serverët.

Foto e nje sistemi Server.
Burimi : Colossus Cloud from Pixabay

Serverët mund të jenë kompjuterë personale, Workstation ose mainframe. Ata mund t’u shërbejnë disa përdoruesve në rrjet dhe lejojnë që përdorues të ndryshëm të ndajnë të dhënat dhe paisjet në rrjet. Serverët mundësojnë printime, file service ose Web service.

Serverë të  shumtë suportojnë klientët në Web dhe trajtojnë të gjithë kërkesat e shumta që vijnë nga përdoruesit e internetit. Sisteme shfrytëzimit tipike për serverë janë Unix dhe Windows 2000. Linux gjithashtu po përdoret si sistem i tillë.

Sistemet e shfrytëzimit për multiproçesorë

Një mënyrë e mirë për të shfrytëzuar më mirë fuqinë e kompjuterit është të lidhësh shumë proçesorë në një sistem të vetëm.

Këto sisteme quhen sisteme paralele, multi kompjuterë ose multi proçesorë. Këto sisteme kanë nevojë për një sistem shfrytëzimi të veçantë. Shumë prej këtyre sistemeve kanë origjinën në sistemet e shfrytëzimit të serverëve me opsione shtesë për komunikimin dhe lidhjen.

Sistemet e shfrytëzimit për kompjuter personal

Kjo kategori sistemesh ka për qëllim të krijojë një ndërfaqe të mirë për një përdorues të vetëm. Shembuj sistemesh të tillë janë versionet e Windows, Macintoch dhe Linux. Këto sisteme janë aq të njohur saqë shumë njerëz nuk dinë që ekzistojnë dhe sisteme të tjerë përveç këtyre.

Sistemet e shfrytëzimit real-time

Këto sisteme karakterizohen nga rëndësia që i japin faktorit kohë. Psh në shumë proçese në industri , veprime të ndryshme duhet të kryhen në mënyrë precize në një moment të caktuar dhe nqs kryhet më herët se më vonë dështon proçesi. Në këto raste kemi të bëjmë me sistem hard real time. Sistemi soft real time mund të tolerojë afatin kohor. Sisteme digitale ose multimediale janë të tillë. Sisteme shfrytëzimi real time janë VxWorks dhe QNX.

Sistemet e shfrytëzimit për paisje embedded

Shembull sistemi embedded është një palmtop PDA.

Foto e nje sistemi palmtop. Burimi : Jiri Brozovsky from Ostrava, Czech Republic, CC BY 2.0, via Wikimedia Commons

Një kompjuter palmtop ose PDA (pesonal digital assistant) është një kompjuter i vogël i cili mund të kryejë një numër të vogël veprimesh siç mund të jetë një libër adresash elektronik ose një axhende elekronike. Sisteme të tillë kanë karakteristikat e një sistemi real time por gjithashtu kanë madhësi dhe kufizime në fuqi që i bën ato të veçantë. Shembuj sistemesh shfrytëzimi për to janë PalmOS dhe Windows CE.

Sistemet e shfrytëzimi për Smart Card

Sistemet shfrytëzimi më të vegjël ekzekutohen në smart card të cilat janë paisje në madhësinë e një karte krediti dhe që përmbajnë një chip CPU. Ata kanë disa kufizime në fuqi llogaritëse dhe në memorje. Disa prej tyre kanë mundësi vetëm të llogaritin pagesën elekronike. Disa prej këtyre sistemeve janë të programuar në Java, që do të thotë se memorja e tyre mban një interpretues të makinës virtuale të Java dhe në të mund të ekzekutohen applete.

➡️ 📚 Ketu mund të shkarkoni ebook Sisteme Shfrytezimi Ky libër përfshin proceset, thread-et, memorjen si dhe koncepte bazë të sistemeve, të gjitha në Shqip, ne format PDF.

 

Exit mobile version