Categories: python ne shqip

Statistika dhe trende per vitin 2020

Pas një kërkimi për gjuhët më të kërkuara të programimit, po ndaj me ju disa trende per vitin 2020.

Nga Udemy for Business’ 2020

Raporti vjetor i Udemy for Business Workplace Learning Trends Report liston këto aftësi teknologjike të të ardhmes (The skills of the Future).

Raporti thekson rëndësinë e përshtatjes sa më parë të stafit me mjetet e AI (Artificial Intelligence).

Udemy parashikon se viti 2020 do të jetë viti ku AI do bëhet mainstream, pra normalisht e kërkuar. Raporti thekson se ” Në një botë financash, fondet e investimit të menaxhuara nga AI dhe nga kompjuteri, janë aktualisht 35% e Stock Market në Amerikë”- citim i artikullit në The Economist, The rise of the financial machines.

Nga raporti i Udemy vërehet qarte një kërkesë në rritje për të mësuar aftësi të AI, Web Development Frameworks, Cloud Computing, IT Certifications duke përfshirë këtu : AWS, CompTIA dhe Docker.

Në një renditje të aftësive teknologjike më të kërkuara për vitin 2020, Udemy rendit në pesë vendet e para:

  1. Python,
  2. React (web),
  3. Angular,
  4. machine learning,
  5. Docker.
trende per vitin 2020 Nga PYPL – PopularitY of Programming Language

Ideksimi i PYPL Popularity of Programming Language bazohet në analizimin e kërkimeve në Google për tutorialet e gjuhëve të programimit. Sa më shumë të kërkohen librat dhe tutorialet për një gjuhë, aq më shumë do përdoret ajo. Prej vitesh, ky indeks është një tregues kryesor, ku të dhënat merren nga Google Trends.

Që në vitin e kaluar, Python ka një rritje popullariteti prej 4.1%

Një nga arsyet kryesore të rritjes së kërkesës për të mësuar Python është lehtësia për ta mësuar dhe për ta kuptuar. Gjithashtu, ti mund të programosh në Python më shpejt se sa në gjuhët e tjera të programimit, duke përshpejtuar procesin e zhvillimit të aplikacionit.

Ju mund te mesoni Python edhe nga nje liste e librave falas rreth kesaj gjuhe programimi.

Liderat në industri që kanë implementuar aplikacionet në Python janë:

  • Instagram, i ndërtuar në Django,
  • Netflix, për sistemet e analizimit dhe rekomandimit,
  • IBM, për sistemet e analizimit të Big Data. IBM Bluemix është implementuar në Python.
Stack overflow Developer Survey

Sondazhi vjetor i zhvilluesve të Stack Overflow është sondazhi më i madh dhe më gjithëpërfshirës i programuesve. Ky studim përfshin shumë elemente, që nga teknologjitë e preferuara të zhvilluesve, deri tek preferencat e tyre për punësimin.

Këtë vit shënohet viti i nëntë që janë botuar rezultatet vjetore të Developers Survey, ku morën pjesë afro 90,000 zhvillues.

Ky raport tregon se për të shtatin vit rradhazi, JavaScript është teknologjia e preferuar e programuesve. Po bëj një lidhje edhe me sondazhin e parë të Udemy, ku ne TOP3 të listës qëndrojnë React për pjesën e Web, si dhe Angular. Të dyja këto teknologji kanë bazën në JavaScript.

 

Sidita Duli

Share
Published by
Sidita Duli

Recent Posts

Studime për Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science: program studimi Bachelor

Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…

3 muaj ago

Studime për Informatikë: lëndët dhe tregu i punës

Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…

4 muaj ago

Shkenca kompjuterike: profili dhe tregu i punes

Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…

5 muaj ago

Perdorimi i Notion ne vitin 2023

Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…

1 vit ago

Java dhe MySQL

Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…

1 vit ago

10 gjuhët e programimit për vitin 2023

Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…

1 vit ago