Gjatë muajve të fundit kam kërkuar për materialet më të mira për mësimin e programimit në Python. Disa prej tyre janë pa pagese, prandaj në këtë artikull po ndaj me ju tutoriale dhe libra falas per Python, të cilat më duken shumë të qarta në koncepte.
Nëse kam harruar ndonjë link, mos hezitoni të më shkruani email dhe t’a shtoj tek kjo listë.
Mark Pilgrim është autori i Dive Into Python, një libër i cili ka mbi dhjetë vite në treg, dhe ju ofrohet pa pagesë, fillimisht për versionin e vjetër në Python 2, si dhe në versionin më të fundit Python 3.
Në lidhje me platformën Django, ju sugjeroj të lexoni artikullin: Nje prezantim me platformen Django.
Një tjetër libër interesant dhe falas është dhe Automate the Boring Stuff with Python, me autor Al Sweigart. Eshte një libër i cili ia vlen të lexohet. Gjithashtu mund të shikoni në listën e librave të tjerë të Al Sweigart, në website të tij. Të gjithë librat ofrohen pa pagesë, por edhe me mundësinë t’i blini.
Një tjetër libër është Non-Programmer’s Tutorial for Python 3, të cilin mund të gjeni në WikiBooks.
Në disa rekomandime online, gjithashtu përmendet se ia vlen të lexohet Full Stack Python.
Në serinë e librave Obey the Testing Goat, është një variant në Python, me titullin Test-Driven Development. Ky libër është i fokusuar në programimin në Web, si dhe në testimin e aplikacioneve.
Një libër mjaft i vlefshëm është edhe Python 101 me autor Michael Driscoll, i cili nis me përshkrim të funksionaliteteve bazë në Python dhe të librarive standarte.
Nëse kërkoni më tepër udhëzime në lidhje me ndërtimin e lojrave me PyGame, ju sugjeroj Program Arcade Games with Python. E vecanta e këtij libri është se mund ta lexoni të përkthyer në disa gjuhë të huaja.
Si përfundim, ju sugjeroj të mos humbni kohë në gjetjen e literaturës në Python. Këto libra falas janë vetëm një pjesë e mundësive tuaja.
Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…
Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…
Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…
Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…
Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…
Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…