Categories: python ne shqip

3 Arsye pse sugjeroj mesimin e Python per nxenesit ne shkolle te mesme

Mendoj se Python është zgjedhja më e mirë për nxënësit e shkollave të mesme, kjo sepse iu mëson bazat e programimit në formatin më të thjeshtë.
Gjithashtu, Python është projektuar edhe për programim të orientuar nga objektet, pa komponentë shtesë, ndryshe nga C++ dhe Perl.

Më poshtë po jap 3 arsye pse sugjeroj Python si gjuhë programimi në shkollat e mesme.

1. Python është e thjeshtë për t’u mësuar

Nga experienca ime në mësimdhënie, në Java, C++ dhe së fundmi në Python, mund të them se të mësosh programim dhe të mësosh një gjuhë programimi janë dy gjëra të ndryshme.

Në fakt, C++ dhe Java  fokusohen në mësimin e gjuhës (sintaksës).  Në këto dy gjuhë, një veprim i thjeshtë kërkon disa rreshta kod për t’u realizuar. Në Python mund të bëhen gjëra mjaft të thjeshta me shumë pak kod.

Për të krijuar një ide, të tre programet më poshtë bëjnë të njëjtën gjë: afishojnë një mesazh përshëndetës.

Kodi në C++

#include <iostream.h>
void main()
{
   cout << "Pershendetje." << endl;
}

 

Kodi në Java:

public class Blog{
    public static void main(String[] args) {
        System.out.println("Mesazh pershendetes.");
    }
}

 

Versioni në Python është:

print "Mesazh pershendetes"

 

Python njihet për sintaksën mjaft koncize, e cila iu vjen në ndihmë programuesve fillestarë. Meqënëse për të njëjtin aplikacion duhen më pak rreshta kod, kjo kursen kohë, e cila mund të përdoret për të mësuar teknika të reja programimi.

Programimi asnjëherë nuk mësohet vetëm. Gjithmonë duhet një shok programues, një koleg, dhe pse jo një komunitet të gjërë programuesish që të vjen në ndihmë në çdo problem.

Sipas statistikave, Python është gjuha më e përdorur nga programuesit. Kjo do të thotë se ka komunitetin më të gjërë dhe materiale pafund për të mësuar Python.

2. Librari të gatshme me funksione matematikore

Python përdoret gjerësisht në analizim të dhënash. Shkenca më e re, Data Science, përdor Python si një nga mjetet kryesore për strukturimin dhe analizimin e të dhënave nga biznese dhe industri.

Python gjithashtu përfshin librari pafund për përllogaritje statistikore, vizualizim të dhënash, programim në Web, Machine Learning, inteligjence artificiale, automatizim procesesh, dhe IoT.

Në secilin rast, libraritë e gatshme e thjeshtojnë mjaft procese, duke fokusuar programuesin vetëm në teknikën e zgjidhjes së problemit.

3. tregu i punes ka kerkesë për Python

Aktualisht ka mjaft kërkesë për programues në Python. Sipas ActiveState, industritë me më shumë kërkesa për staf që zotërojnë Python kanë Insurance (Sigurimet), Sistemet e Bankave, Financat, HealthCare (Shërbimet Shëndetësore), etj.
Automatizimi i mjaft proceseve, si dhe përfshirja e paisjeve dixhitale në cdo pjesë të përditshmerisë sonë, mendoj se do shtojë këtë kërkesë tregu në favor të Python.

Si konkluzion:

Theksoj faktin se Python është gjuha më e thjeshtë për t’u mësuar nga nxënësit në shkolla të mesme, per të avancuar natyrshëm në aplikacione më të ndërlikuara më vonë, në studimet Universitare. Programimi ska pse të jetë i vështirë dhe i komplikuar.

 

Sidita Duli

Share
Published by
Sidita Duli

Recent Posts

Studime për Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science: program studimi Bachelor

Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…

4 muaj ago

Studime për Informatikë: lëndët dhe tregu i punës

Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…

5 muaj ago

Shkenca kompjuterike: profili dhe tregu i punes

Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…

5 muaj ago

Perdorimi i Notion ne vitin 2023

Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…

1 vit ago

Java dhe MySQL

Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…

1 vit ago

10 gjuhët e programimit për vitin 2023

Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…

1 vit ago