Categories: mesimdhenie

Mjete per mësim online

Mësimi online është një trend dhe një zgjidhje për arsimin në vitin 2020. Online keni mundësi pafund të komunikoni me studentët e tjerë dhe të lexoni materialet e ngarkuara në sistem.
Në këtë artikull po përmend shkurtimisht tre plaftorma mjaft të përdorura së fundmi për mësimin online.


Moodle: kryesisht për mësim online

Moodle është një platformë e posatshme për mësim online, e cila iu vjen në ndihmë mësuesve, administratorëve si dhe studentëve.

Moodle ofron një sistem të vetëm, të sigurt dhe të integruar me mundësi të personalizuar për secilin përdorues. Ju mund të shkarkoni këtë platformë falas, në server të shkollës ose të Universitetit ku punoni, nga adresa zyrtare : https://moodle.org/

Moodle është në përdorim në mjaft kompani apo institucione arsimore dhe akademike, si Shell, London School of Economics, State University of New York, Microsoft dhe the Open University.

Moodle ka rreth 90 milion përdorues në mbarë botën, në nivel akademik si dhe në nivel sipërmarrës, duke u bërë kështu platforma më e përdorur në botë për mësim online.

Moodle ofrohet falas, dhe me kod të hapur (Open Source software), me licensen GNU General Public License. Secili administrator IT mund ta përshtasë, ta zgjerojë ose ta modifikojë Moodle, për projekte fitimprurëse ose jo, pasi licensa GNU ia jep këtë mundësi.

Moodle është platformë e bazuar në web, prandaj mund ta aksesoni kudo. Ndërfaqja e Moodle është e përshtatur për paisjet mobile, prandaj ju mund ta aksesoni nga cilado paisje gjithashtu: desktop, tablet ose mobile.

Cilësi të Moodle

Një tjetër avantazh i Moodle është fakti që lejon shumë formate të leksioneve dhe të materialeve mësimore. Moodle ofron mësim online në distancë, duke mundësuar gjithashtu që leksionet të jenë të vlefshme edhe pas mësimit online.

Moodle lejon komunikimin mes mësuesit dhe studentëve, dhe studentët mund të komunikojnë me njëri tjetrin.

Komunikimi realizohet nëpërmjet forumeve, blogut, chat dhe mesazhe ndërmjet studentëve të regjistruar në një kurs/lëndë. Ky është një avantazh sepse në mësimdhënien në distancë komunikimi është një faktor kyc që siguron se mësimi online ka qënë efektiv dhe nëse ka pasë ndonjë problem, leksionet janë në vazhdimsi të vlefshme për studentin.

Disavantazh i Moodle është shërbimi më i ngadalsuar me rritjen e numrit të studentëve. Ajo është një platformë e mirë për kolegje apo universitete me numër të vogël ose mesatar studentësh, por sistemi nis e ngadalësohet me rritjen e gjërë të numrit të përdoruesve.

Zoom: aplikacion multi-funksional

Aplikacioni Zoom nuk është posacerisht për mësimin në distancë, por mund tiu shërbejë edhe për lidhje direkte me studentë për mësime online. Zoom mund ta shkarkoni nga Play Store dhe nga App Store.

Zoom ofron shërbimin në cloud të video konferencës si dhe online meeting. Mësuesit mund të përdorin Zoom Web Conferencing me Canvas, për të realizuar një lidhje virtuale me studentët, për të regjistruar leksionet, ose për të komunikuar me kolegët.

Funksionalitete të ZOOM

Zoom ofron këto funksionalitete:

  • cilësi të mire HD video dhe audio,
  • video konference duke përdorur aplikacionin mobile,
  • mbledhja ose leksioni online mund të ruhet në një format të një cilësie të mirë në MP4,
  • mjete ndihmëse në lidhjet direkte, duke përfshirë transferim skedari, mjete shënuese, sondazhe dhe tabelë të bardhe shënimesh,
  • ruatja e diskutimeve te bëra në chat gjatë video conferencës.

Ndërfaqja Web e aplikacionit Zoom ju lejon të gjeneroni listën e të gjithë pjesmarrësve që kanë ndjekur leksionin ose mbledhjen online në video conference.

Zoom ofrohet në kater paketa. Paketa Bazë është falas, por me këto cilësime:

  • mund të lidhesh në video konferencë deri në 100 pjesmarrës/studentë;
  • koha në dispozicion është 40 minuta për cdo video konference;
  • numër të pa limituar video konference.

Paketa te tjera janë paketat Pro, Business dhe Enterprise, të cilat kanë pagesa mujore.

Google ClassRoom: aplikacioni më praktik

Aplikacionet e Google si gjithmonë janë më të thjeshtat e më praktiket e mundshme. Për të mësuarit në distancë, Google ofron aplikacionin Google Classroom, e cila ofrohet falas, e përfshirë në paketën Google for Education. Si cdo mjet tjetër i kësaj pakete, edhe Classroom ka standarte të larta të sigurisë.

Mësuesi mund të krijojë një klasë të re për secilin kurs/lënde të tij. Studentët mund të postojnë, të bëjnë komente për të diskutuar mbi leksionin e dhënë.

Classroom i mban dokumentet mjaft të organizuara në faqen e lëndës. Quizzet mund të jepen në disa grupe studentësh, duke eliminuar shpërqëndrimin e klasës me informacione shtesë.

Google ka mundësuar Teach from Home, një platformë mix mes Classroom dhe Hangouts, që shërben si një hapsirë e përkohshme gjatë ditëve të coronavirus. Teach from Home është krijuar nga Google for Education në partneritet me UNESCO’s Institute for Information Technologies in Education.

Ky projekt bashkon takimet online me Hangouts Meet, Audience Q&A me Google Slides, mesim online me Google Sites, quizze online me Google Forms si dhe komunikimin me mësuesin me Google Drive. Pra, tek ky projekt i përkohshëm janë të përfshira shumë mjete mjaft të njohura të Google.

Një hapsirë e vecantë i është dedikuar platformës Microsoft Teams, e cila në vitin akademik 2020-2021 është plaftorma zyrtare për Universitetet. Më tepër rreth saj mund të lexoni artikullin Fuksionalitete të Microsoft Teams.

Sidita Duli

Share
Published by
Sidita Duli

Recent Posts

Studime për Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science: program studimi Bachelor

Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…

3 muaj ago

Studime për Informatikë: lëndët dhe tregu i punës

Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…

5 muaj ago

Shkenca kompjuterike: profili dhe tregu i punes

Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…

5 muaj ago

Perdorimi i Notion ne vitin 2023

Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…

1 vit ago

Java dhe MySQL

Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…

1 vit ago

10 gjuhët e programimit për vitin 2023

Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…

1 vit ago