Në këtë artikull po ndalem tek disa mite (jo gjithmonë të vërtetë), në lidhje me studimet në Universitet, dhe tregun e punës.
1 – në fund ju merrni vetëm një certifikatë.
E gabuar. Cdo program studimi, në miratimin e tij përcaktohet qartë diploma, titulli dhe suplementi i diplomës. Studimet Universitare, në asnjë lloj cikli studimesh, nuk përfundojnë me Certifikatë, por me Diplomë, me titullin përkatës.
Certifikata pjesëmarrje kanë kurset, trajnimet, konferencat, etj.
2 – Në Universitet shkruhet ende në tabelë (White Board).
E vërtetë, për aq kohë sa komunikimi kërkon shënime për skema dhe diagrama të ndryshme. Personalisht shprehem më mirë duke i shkruajtur titujt, dhe këto shënime më ndihmojnë në komunikim.
3 – Mungojnë librat dhe Laboratoret.
E gabuar. Për shumicën e lëndëve, materialet janë në shqip, mundësisht online, sic mund t’i gjeni në linkun Ushtrime.
Gjithashtu, infrastruktura laboratorike, në të gjitha Universitetet Shqiptare ku kam qënë prezent, është shumë bashkëkohore.
Në Universitetin e Shkodres, aktualisht janë 3 laboratorë Informatike mjaft modern.
4 – Diploma njihet edhe jashtë vendi.
E vërtetë. Shumë studentë të Universiteteve në Shqipëri, janë pjesë e projekteve Erasmus+ Mobility. Gjithashtu, shumë studentë që kanë përfunduar studimet Bachelor në Shqipëri, kanë vazhduar studimet Master në Universitete të huaja, pa humbur asnjë vit për ekuivalentimin e diplomes shqiptare.
5 – Shume aftësi praktike nuk mesohen në Universitet
E vërtetë, sidomos në degën e Informatikes. Cdo vit shtohen platforma të reja, të cilat mësohen në projekte konkrete në punë. Personalisht jam e mendimit se Universiteti të jep konceptet bazë të fushës së studimit, parime të programimit, web-it, bazës së të dhënave. Framework të ndryshëm zhvillohen cdo vit. Na mbetet t’i studiojmë në vazhdimësi.
6 – Pas diplomimit, punësimi është sfida më e veshtirë.
E vërtetë. Sfida e rradhës është punësimi. Ju sugjeroj të filloni me mundësi intership-i që zhvillojnë kompani të ndryshme në vend. Gjithashtu, krijoni një profil në rrjete sociale, pasi mund të kontaktoni me personat e duhur, dhe pa pasë njohje personale me to.
Krijoni llogari në LinkedIn, programuesit edhe në GitHub.
Mund të krijoni një ide edhe me artikullin për punësim online.