5 gra të shquara në historinë e teknologjisë

Roli i grave në historikun e zhvillimeve teknologjike është një rol model dhe frymëzues. Kanë qenë burrat ato që më së shumti kanë dominuar zhvillimet teknologjike, por përfaqësimi i grave në shkencat kompjuterike është shembulli më i mirë. Në ditën ndërkombëtare të gruas, do përmend disa gra të shquara në historinë e teknologjisë.

Ada Lovelace (1815-1852) – E para programuese
Foto e Ada Lovelace. https://en.wikipedia.org/wiki/Ada_Lovelace

Disa gra të shquara kanë vendosur themelet e shkencave kompjuterike. Më kryesore ndër to ishte Augusta Ada King-Noel, konteshë e Lovelace, matematiciene dhe shkrimtare angleze.

Në fushën e teknologjisë, ajo njihet për punën e saj së bashku me Charles Babbage, në ndërtimin e një kompjuteri mekanik, i quajtur ndryshe dhe Motor Analitik (the Analytical Engine), i cili është paraardhës i kompjuterit modern të ditëve të sotme.

Më tepër rreth gjeneratës së parë të kompjuterave, mund të lexoni artikullin Gjenerata e pare dhe e dyte e Sistemeve te Shfrytezimit.

Gjatë jetës së saj nuk pati njohje të gjërë publike, por sot Ada Lovelace njihet si e para grua me ndikim, në epokën kompjuterike.

“Motori Analitik pretendohet të parashikojë.” shkroi ajo në një nga shënimet e saj. “Mund të bëjë gjithçka që ne dimë ta porositim. Mund të analizojë; por nuk ka fuqi të parashikojë asnjë relacion analitik apo pohimet e vërteta. Aftësia e këtij motori është të na ndihmojë duke na vënë në dispozicion të dhëna që ne i kemi tashmë.”

“The Analytical Engine has no pretensions whatever to originate anything. It can do whatever we know how to order it to perform. It can follow analysis; but it has no power of anticipating any analytical relations or truths. Its province is to assist us in making available what we are already acquainted with.”

Nga këto shënime në lidhje me motorin analitik, Lovelace cilësohet si programatorja e parë kompjuterike.

Në nder të saj, është e caktuar dita e Ada Lovelace, këtë vit do jetë më 13 Tetor 2020, për të festuar arritjet e të gjitha femrave në shkencat kompjuterike, si dhe për të frymëzuar brezin e ri për krijimin e roleve model në teknologji.

Grace Hopper (1906-1992) – Mbretëresha e software

Në mënyrë të ngjashme me Ada Lovelace, Grace Hopper dha ndihmën e saj në fillimet e programimit.

Commodore Grace M. Hopper, USN. https://en.wikipedia.org/wiki/Grace_Hopper

Hopper ka shpikur FLOW-MATIC, një gjuhë procesimi të të dhënave e ngjashme me Anglishten, në terma e fjalë kyce. Nga kjo gjuhë u krijua COBOL, e cila më vonë u bë gjuha standarte e veprimeve në ushtrinë detare.
“Njerëzit janë alergjik ndaj ndryshimeve” -thoshte Hopper. “Ata preferojnë të thonë “Ne e kemi bërë gjithmonë kështu”. Unë dua ta ndërroj këtë. Ja përse në mur kam vënë një orë akrepat e të cilës rrotullohen në të kundërt.”

“Humans are allergic to change. They love to say, ‘We’ve always done it this way.’ I try to fight that. That’s why I have a clock on my wall that runs counter-clockwise.”

Temperamenti i saj plot iniciativa e shoqëroi gjatë gjithë karrierës. Ajo punoi në UNIVAC I, i pari kompjuter komercial në Amerikë.

Hopper përdori e para termin ‘computer bug’.

Radia Perlman (1951-  ) – gruaja që i dha jete internetit

Radia Perlman krijoi algoritmin e Spanning Tree Protocol (STP), i cili është një komponent mjaft i rëndësishëm i themeleve të internetit. Falë këtij protokolli, funksionon Interneti dhe transmetimi i paketave me rë dhëna.

Foto e Radia Perlman. https://en.wikipedia.org/wiki/Radia_Perlman

Në disa intervista te saj, është pyetur rreth këndvështrimit të saj në lidhje me te ardhmen e Internetit.

Ajo ngulmon se : “Interneti nuk është shpikur nga një individ i vetëm. Në inxhinieri, synimi është realizimi me sukses i detyrës dhe njerëzit janë të gatshëm të ndihmojnë. Njeriu duhet të jetë i gatshëm dhe i lumtur të ndihmojë tjerët.”

 

 

“Internet was not invented by any individual. In engineering, the point is to get the job done, and people are happy to help. You should be generous with credit, and you should be happy to help others.”

motër Mary Kenneth Keller (1913-1985) – E para PhD në shkenca kompjuterike
Foto e Moter Mary Kenneth Keller. https://fr.wikipedia.org/wiki/Mary_Kenneth_Keller

Një ndër pesë gra të shquara në teknologji ishte dhe Motër Mary Keller. Ajo ishte një model frymëzimi i gruas, duke qënë e para që merr titullin PhD in Computer Science.

Keller sfidoi në studimet e saj në një fushë ku mbizotëronin meshkujt: në shkenca kompjuterike.

Keller thoshte se: “bota po kalon në një shpërthim informacionesh, dhe informacioni nuk vlen nëse nuk është i disponueshëm”.

“The world was having an information explosion… and information is of no use unless it’s available.”

Katherine Coleman Goble Johnson (1918-2020) – gruaja qe sinkronizoi programet hapsinore.

Katherine Johnson ka qënë një matematiciene e cila ka dhënë një kontribut mjaft të rëndësishem në aeronautikën e Shteteve të Bashkuara si dhe në programet hapsinore.

Foto e Katherine Johnson, në vitin 1966, në Nasa. https://en.wikipedia.org/wiki/Katherine_Johnson

Johnson punoi në NASA’s Langley Research Center nga viti 1953 deri në 1986, duke dhënë kontributin e saj në llogaritjen e trajektoreve të projekteve të para hapsinore.

Një interviste mjaft interesante me Johnson, do e gjeni ne link-un https://www.nasa.gov/centers/langley/news/researchernews/rn_kjohnson.html , ku cilësohet “She was a computer when computers wore skirts”, pra ajo ishte një kompjuter kur kompjuterët vishnin fund.

Johnson cilëson si kontribute më me vlerë : sync Project Apollo’s Lunar Lander with moon-orbiting Command dhe Service Module

Presidenti Obama i akordoi Medaljen e Lirisë, nderi më i lartë civil në Amerikë.