Me zhvillimin e memorjeve dhe të proçesorëve, u pa që ishte e pamundur që një bus i vetëm të përballonte “trafikun” e të dhënave që qarkullonin shpejt mes përbërësve të ndryshëm në një kompjuter. Për këtë u sistemi bus, si për paisje I/O të shpejta ashtu dhe për trafikun mes CPU-së dhe memorjes.
Foto e sistemit bus
Sistemi Bus ka tetë bus-e : cache, local, memory, PCI, SCSI, USB, IDE, dhe ISA. Secili prej këtyre bus-eve ka një shkallë të ndryshme transferimi të dhënash si dhe një funksion të ndryshëm.
Sistemi bus: linjat e para
Dy linjat e para ishin PCI (Peripheral Component Interconnent) dhe ISA (Industry Standart Architecture). Më pas një sistemi të tillë iu shtuan tre bus-e, IDE, USB dhe SCSI. Bus-i IDE përdoret për të lidhë paisje periferike, si psh disqe dhe CD-ROM me sistemin. Bus-i USB
(Universal Serial Bus) u krijua për të lidhë paisje I/O të ngadalta, siç është tastjera ose mousi. USB është një bus qëndror dhe mund të trajtojë një ngarkesë prej 1.5 MB/sec.
Të gjitha paisjet USB mund ndajnë një USB device driver dhe për këtë është e panevojshme instalimi i driver-ave të rinj për çdo USB device. Pra, paisjet USB i shtohen kompjuterit pa pasë nevojë të bëhet një boot-im sistemit. Linja SCSI (Small Computer System Interface) është një bus me performancë të lartë dhe përdoret për disqe të shpejtë, scanner-a dhe paisje të tjera me sasi të mëdha informacioni të transferuar në sekondë. Mund të transmetojë deri në mbi 160MB/sec.
Një tjetër linjë bus që nuk është paraqitur në figurën më lart është dhe linja IEEE 1394.
Software Bios
Paisjet e ashtuquajtura plug and play bëjnë që sistemi automatikisht të mbledhë informacion rreth paisjeve I/O, të caktojë nivelet e interrupteve dhe të tregojë numrat secilës kartë.
Në Pentium kjo funksionon kështu : çdo Pentium ka një motherboard në të cilin është një program i quajtur BIOS (Basic Input Output System). BIOS përmban software nivele të ulta I/O, këtu përfshihen proçedura që lexojnë tastjeren, afishojnë në ekran, dhe gjëra të tjera si këto. Sot BIOS ndodhet në një memorje flash Ram, e cila mund të updatohet nga sistemi i shfrytëzimit në momentin kur në BIOS gjenden viruse.
Ngarkimi i BIOS
Kur kompjuterit i bëhet boot-im nis BIOS. Së pari ai kontrollon se sa memorje RAM ka të instaluar në të dhe nëse tastjera dhe paisje të tjera periferike janë të instaluara saktë.
Më pas nis skanimi i linjave bus ISA dhe PCI për të kontrolluar paisjet që janë lidhur me këto linja. Disa nga këto paisje janë të projektuara para se të krijohej sistemi plug and play dhe kanë një nivel të fiksuar nivelesh të interrupteve dhe adresave I/O. BIOS më pas përcakton paisjen e boot-imit duke tentuar të boot-ojë nga një listë paisjesh që janë në memorje. Përdoruesi mund të ndryshoje këtë listë duke hyrë në konfiguracionin e BIOS pas boot-imit.
Zakonisht bëhet një përpjekje të bootohet nga floppy disk, nqs kjo përpjekje dështon, atëherë provohet të boot-ohet nga CD-ROM. Nqs dhe kjo dështon atëherë sistemi boot-on nga hard disku. Sektori i parë nga paisja e boot-imit lexohet në memorje dhe ekzekutohet. Ky sektor normalisht përmban një program i cili kontrollon partition table në fund të çdo sektori të boot-imit dhe përcakton se cila partition është aktive.
Më pas lexohet një boot-im sekondar nga ky partition. Ky boot-im sekondar lexon sistemin e shfrytëzimit nga active partition dhe nis ekzekutimin e sistemit të shfrytëzimit. Sistemi i shfrytëzimit merr nga BIOS informacion rreth konfigurimit. Sistemi i shfrytëzimit kontrollon për çdo paisje nëse ka apo jo një driver përkatës. Nëse nuk ka një driver për një paisje të caktuar, atëherë i kërkon përdoruesit të ndërfusë një disketë ose disk që përmban një driver të lejuar nga prodhuesi përkatës i paisjes.
Pasi të gjitha paisjet të kenë driverat përkatës sistemi i shfrytëzimit i ngarkon ato në kernel. Më pas sistemi i shfrytëzimit inicializon tabelat e tij, krijon në proçeset në background dhe nis një ndërfaqe grafike.