Në synim i përbashkët është të mbahen sa më shumë në punë të gjithë pjesët e sistemit. Nqs CPU dhe të gjithë periferiket I/O janë aktiv gjate gjithë kohës bë het më tepër punë në sekondë sesa një pjese e tyre të jenë joaktive.
Mirë do ishte që në memorje të kishim edhe proçese të kufizuar nga llogaritjet dhe proçese të kufizuar nga I/O. Nqs do vepronim ndryshe, që më parë të ekzekutonim proçeset e kufizuar nga llogaritjet dhe më pas të ekzekutonim proçeset e kufizuar nga I/O do të kishim më pak eficiense. Kur të ekzekutohen proçeset e kufizuar nga llogaritjet CPU-ja do ishte shumë e zënë, kurse periferiket do rrinin pasive. Kur të nisnin punën proçeset e kufizuar nga I/O, CPU-ja do rrinte pasive dhe proçeset do konkurronin për periferiket.
Ekzistojnë disa parametra që matin performancen e sistemit dhe që janë :
- Throughput, që jep numrin e punëve që kryen sistemi në një ore. Dihet që është më mire të kryhen 50 pune në një ore sesa të kryhen 20 punë në një orë.
- Turnaround time jep mesataren statistikore nga momenti që nis një punë derisa të përfundojë kjo punë. Ajo mat se sa ka pritë mesatarisht përdoruesi për të marrë rezultatin. Për këtë madhësi është më mire vlera më e vogël.
Një algoritëm që zmadhon thorughput nuk do të thotë që minimizon turnaround time. Psh, kur kemi disa pune të shkurtra dhe disa të gjata, një algoritëm që ekzekuton më parë punët e shkurtra mund të ketë një throughput të mirë por një turnaround time shumë të madhe për punët e gjata.
Përdorimi i CPU-se është një tjetër madhësi në sistemet batch sepse në këto sisteme CPU është shumë e shtrenjtë . Në fakt ajo që ka më shumë rëndësi është sa punë kryhen në një orë ( fakt të cilin e paraqet throughput ) dhe për sa kohe merret rezultati i një pune ( gjë që e paraqet madhësia turnaround time ).
Për sisteme iteraktive është dhe një tjetër qellim, ai i zvogëlimit të kohës së përgjigjes. Koha e përgjigjes është koha për një punë nga momenti i dhënies së komandës deri të marrja e përgjigjes. Në një kompjuter personal në të cilin janë në aktivitet dhe proçese të tjera në sfond, si psh kontrolli herë pas here i postes elektronike, një përdorues që nis një program ose që hap një skedar ka përparësi në krahasim me proçesin në sfond.
Sistemet real time kane cilësi të ndryshme në krahasim me sistemet iteraktive, për këtë dhe synime të ndryshme në skedulim. Ata karakterizohen nga punë që duhen kryer brenda një afati kohor të caktuar. Në disa sisteme të tillë përfshihen elemente multimediale. Në një video psh mund të ketë vonesa në audio ose në pamje, në fakt një gabim në audio është më fatal se një problem vonese me pamjen. Syri është më pak i ndjeshëm nga gabimet në vonese, për këtë proçesi i skedulimit duhet të shmange këto probleme.
Bazuar në librin Modern Operating Systems, me autor A.Tanenbaum