Categories: sisteme shfrytezimi

Përfundimi i një proçesi

Çdo proçes mbaron pasi ka kryer punën e tij. Kjo gjë ndodh në një nga këto kushte :

  1. Përfundim normal ( në mënyrë të vullnetshme )
  2. Dalje me gabim ( në mënyrë të vullnetshme )
  3. Gabim fatal ( në mënyrë të pavullnetshme )
  4. E komanduar nga një proçes tjetër ( në mënyrë të pavullnetshme ).

Shumë proçese mbarojnë sepse e kanë përfunduar detyrën e tyre. Psh kur një kompilator ka kryer kompilimin e një programi atëherë kompilatori ekzekuton një thirrje sistemi për ti treguar se mbaroi detyrën. Kjo thirrje në UNIX është exit kurse në Windows është ExitProçess.
Në rastin e dytë proçesi mbaron për shkak të një gabimi. Psh kur përdoruesi përpiqet të kompilojë një program në një skedar i cili nuk ekziston. Në këtë rast kompilatori përfundon dhe shpesh në të tilla raste afishohen mesazhe që njoftojnë përdoruesin.
Në rastin e tretë arsyeja e përfundimit është nga një gabim i gjeneruar nga vetë proçesi. Psh proçesi mund të tentoje të ekzekutojë një instruksion jo të rregullt, mund të tentojë të shënjojë në një vend joekzistent në memorje. Në të tilla raste në UNIX një proçes mund t’i kërkojë sistemit të shfrytëzimit që të trajtojë vetë të tilla gabime dhe proçesi mund të ndërpritet por jo të ndalojë.
Në rastin e katërt një proçes mund t’i bëjë një thirrje sistemi për të mbaruar një proçes tjetër. Në UNIX kjo thirrje quhet kill. Për Win32 ky funksion është TerminateProçess. Në të dyja rastet proçesi që realizon thirrjen duhet të jetë i autorizuar për të realizuar këtë thirrje.

Bazuar në librin Modern Operating Systems, me autor A.Tanenbaum

Sidita Duli

Share
Published by
Sidita Duli

Recent Posts

Studime për Inteligjencë Artificiale (AI) dhe Data Science: program studimi Bachelor

Vitet e fundit kanë nisur programe të reja studimi, Bachelor dhe Master, me fokus Inteligjencë…

3 muaj ago

Studime për Informatikë: lëndët dhe tregu i punës

Dega e studimit Informatike është aktualisht mjaft e kërkuar nga maturantët dhe nga tregu i…

5 muaj ago

Shkenca kompjuterike: profili dhe tregu i punes

Një nga programet e studimit më të kërkuara aktualisht janë Shkenca Kompjuterike. Po cili është…

5 muaj ago

Perdorimi i Notion ne vitin 2023

Këtë vit kam nisë të mbaj shënime dhe të organizoj projektet freelance me një aplikacion…

1 vit ago

Java dhe MySQL

Komponent kryesor i një aplikacioni në Java është lidhja dhe ndërveprimi me një bazë të…

1 vit ago

10 gjuhët e programimit për vitin 2023

Në këtë blog po përmbledh gjuhët e programimit më të preferuara, të cilat kryesojnë listën…

1 vit ago