Kategori
sisteme shfrytezimi

Containers janë si një Linux i ri

Containers po bëhen një komponent integral i zhvillimit të sistemit të shfrytëzimit Linux. Kohët e fundit, containers janë bërë mjaft të njohur dhe të sofistikuar. Nga ana tjetër, Linux është një sistem shfrytëzimi i cili ka bërë revolucion në qendrat e të dhënave gjatë dy dekadave të fundit.

Sot Linux është një lider i padiskutueshëm në platformat e hostimit të aplikacioneve. Disa vite më parë ndodhi një ndryshim rrënjësor i ngjashëm në paketim, deploy dhe hostim të aplikacioneve, kur containers në Linux u bënë mjaft të njohur. Pas kësaj, containers u përshtatën menjëherë në industri.

Kategori
sisteme shfrytezimi

Procedura fork() në sistemin e shfrytëzimit

Procedura fork() përdoret për të krijuar procese të reja, i cili quhet proces fëmijë. Ky proces ekzekutohet në mënyrë paralele me procesin të cilin e thirri, i cili quhet dhe proces prind. Pasi krijohet nje proces i ri, të dy proceset do ekzekutojnë instruksionin pasardhës, që ndjek thirrjen fork.

Kategori
sisteme shfrytezimi

Kontrollerat e pajisjeve I/O

Pajisjet I/O ne përgjithësi përbëhen nga një komponent mekanik dhe nga një elektronik. Pjesa elektronike quhet ndryshe dhe device kontroller, ose adapter. Në kompjuterët personalë kjo pjesë ka formën e një skede qarku të printuar. Pjesa mekanike është vetë pajisja. Skeda e kontrollerit zakonisht ka një lidhës (connector) në të cilën vendoset një kabllo që bën lidhjen me vetë pajisjen. Shumë kontrollera mund të kenë dy, ose katër, deri në tetë pajisje identike që komandojnë. Nqs ndërfaqja mes një kontrolleri dhe vetë pajisjes është një ndërfaqe standard, psh ANSI, IEEE, ose ISO, atëherë kompanitë mund të bëjnë kontrollera ose pajisje që i përshtaten kësaj ndërfaqeje.