Kategori
sisteme shfrytezimi

Kontrollerat e pajisjeve I/O

Pajisjet I/O ne përgjithësi përbëhen nga një komponent mekanik dhe nga një elektronik. Pjesa elektronike quhet ndryshe dhe device kontroller, ose adapter. Në kompjuterët personalë kjo pjesë ka formën e një skede qarku të printuar. Pjesa mekanike është vetë pajisja. Skeda e kontrollerit zakonisht ka një lidhës (connector) në të cilën vendoset një kabllo që bën lidhjen me vetë pajisjen. Shumë kontrollera mund të kenë dy, ose katër, deri në tetë pajisje identike që komandojnë. Nqs ndërfaqja mes një kontrolleri dhe vetë pajisjes është një ndërfaqe standard, psh ANSI, IEEE, ose ISO, atëherë kompanitë mund të bëjnë kontrollera ose pajisje që i përshtaten kësaj ndërfaqeje.Detyra e kontrollerit është të konvertoje një rrjedhe bitësh në një bllok byte-sh dhe të mund të korrigjoje gabimet që ndodhin. Blloku i byte-ve grumbullohet në një buffer brenda kontrollerit. Pasi kontrollohet nëse ka gabime, dhe nqs rezulton se nuk ka të tilla, atëherë mund të kopjohet në memorie.

Bazuar në librin Modern Operating Systems, A.Tanenbaum