Në disa sisteme, kur një proçes krijon një proçes tjetër, këto dy proçese vazhdojnë të mbajnë lidhje. Nqs proçesi fëmijë krijon një proçes të ri, atëherë kemi të bëjmë me një hierarki të formuar nga këto proçese.
Në UNIX një proçes dhe të gjithë proçeset fëmijë formojnë një grup proçesesh. Kur një përdorues i dërgon një mesazh prej tastjere, ky sinjali i shkon të gjithë anëtarëve të grupit ku bën pjesë proçesi. Secili proçes mund të aksesojnë këtë sinjal në mënyrë individuale, ta injorojnë atë ose ta trajtojnë me veprimin në mënyrën default.
Në UNIX një proçes i veçante i quajtur init i cili kur nis ekzekutimin lexon nga një skedar se sa terminale janë në sistem. Më pas krijon nga një proçes për secilin terminal. Këto proçese presin derisa një përdorues të log-ojë. Nëse log-imi realizohet me sukses atëherë mund të jepen komanda për të nisë programe të ndryshme. Për këtë mund të themi se çdo proçes i sistemit i përket një peme të vetme, asaj që nis me një proçes init.
Në Windows gjërat ndodhin ndryshe. Këtu nuk ekziston koncepti i hierarkisë së proçeseve dhe të gjithë proçeset janë të barabarta. Vetëm një moment duket sikur kemi një hierarki proçesesh, kur krijohet një proçes i ri. Në këtë moment proçesit prind i jepet një mundësi kontrolli për proçesin fëmijë të tij.
Bazuar në librin Modern Operating Systems, me autor A.Tanenbaum